☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 103.17 ▲3.12%
ARI 4,372 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,570 ▲ +0.43% ETH $2,512 ▼ -0.38% XRP $1.3743 ▲ +0.73% SOL $100.9600 ▼ -0.69%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 103.17 ▲3.12 % ARI 4,372 ▼0.84 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 103.17 ▲3.12 % ARI 4,372 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Sporti

Drita ruan kreun pas fitores së bindshme, fitojnë edhe Ballkani dhe Malisheva

Tri ndeshjet e fundit të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës kanë sjellë fitore të skuadrave të kreut të renditjes. Drita ka realizuar fitore me rezultat bindës 3:0 ndaj Llapit, duke dëshmuar formë të qëndrueshme në fazën vendimtare të kampionatit. Golat për Dritën u realizuan nga Besnik Krasniqi në minutën e 29-të, […]

Tri ndeshjet e fundit të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës kanë sjellë fitore të skuadrave të kreut të renditjes. Drita ka realizuar fitore me rezultat bindës 3:0 ndaj Llapit, duke dëshmuar formë të qëndrueshme në fazën vendimtare të kampionatit. Golat për Dritën u realizuan nga Besnik Krasniqi në minutën e 29-të, Abdoul Dante në fillimin e pjesës së dytë (47’), si dhe Veton Tusha në minutën e 63-të. Me këtë fitore, Drita vazhdon të kryesojë renditjen me 57 pikë, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt, Ballkani. Ky i fundit, po ashtu, ka shënuar fitore me rezultat 3:0, duke e mposhtur Ferizajn, në Suharekë dhe duke mbajtur të hapur garën për titull. Suharekasit kaluan në epërsi në pjesën e parë me golin e Giovanni-t në minutën e 22-të, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe Valentin Serebe (80’) dhe Diar Vokrri (88’).

Në një tjetër ndeshje të rëndësishme të javës, Malisheva ka arritur një fitore dramatike në udhëtim ndaj Dukagjinit, falë golit të Xhemal Ibishit të shënuar në minutën e 93-të. Ky triumf i ka mundësuar Malishevës të ngjitet në pozitën e tretë me 46 pikë, duke kaluar Prishtinën dhe Gjilanin në renditje.

Prishtina aktualisht mban vendin e katërt me 45 pikë, ndërsa Gjilani renditet i pesti me 44 pikë. Dukagjini dhe Drenica ndajnë pozitat e mesit të tabelës me nga 38 pikë, ndërsa Llapi dhe Ferizaj mbeten në zonën e rrezikut me nga 33 pikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.