☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 74.12 ▲0.35%
ARI 4,210 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,028 ▲ +0.65% ETH $1,722 ▲ +0.7% XRP $1.1249 ▼ -0.39% SOL $71.8800 ▼ -1.16%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 74.12 ▲0.35 % ARI 4,210 ▲0.18 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 74.12 ▲0.35 % ARI 4,210 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
23 Jun 2026
Breaking
Opinion

Dritan Goxhaj Versus Mërgimtari

Nga Auron Tare

Më kapi syri sonte një postim të KM mbi figurën e nje prej zerave te protestes. Dritan Goxhaj

Qesha me postimin se dukshem pashë dorën e një farë zotnie i PR-i, që qenka kthyer nga mërgimi i gjatë dhe eshte hedhur në botën e spin-it. Per me shume ka marrë përsipër edhe detyrën të rregullojë jo vetëm fjalitë e pushtetit, por edhe nervat e Qeverisë.
Mergimtari yne ka prekur me dorë të hollë edhe postimet e ditës së Kryeministrit, duke i dhënë atyre atë shkëlqimin e njohur të një postimi që nuk thotë gjithmonë ç’di, por di gjithmonë ç’duhet të thotë.
Në këtë mjeshtëri të citimeve, një postim i Dritan Goxhaj është marrë si perlë e rastit, një fjali nga Gjiri Persik, ku Goxhaj ndan mendimin se aventura amrikane ne Iran eshte nje deshtim ushtarak. Menjehere ai sulmohet si Irianist,
Ndërkohë, bota matanë oqeanit ku te zotet e Luftes kane halle me votuesit e tyre, zerat kundershtues nuk kane pasur as mirësinë të jetë më e përmbajtur. Zëra si ai i Tucker Carlson flasin me një force jo më pak të ashpër kundër aventurave të luftës në Iran dhe një pjesë e madhe e opinionit amerikan, 74%, e sheh me dyshim çdo zjarr të ri që ndizet në emër të paqes.
Por në këtë anë të Adriatikut, çdo gjë merr trajtë tjetër, këtu fjala nuk peshon për atë që thotë, por për atë që mund të nënkuptohet, dhe njeriu nuk gjykohet për veprën, por për hijen që i ngjitet pas.
Kështu, për ata që nuk e njohin zotin Goxhaj,
Kur të tjerët, sipas këtij rrëfimi, merreshin me fondacioneve ku beheshin para , ai, ndodhej në llogore të Kosovës, në një kohë kur historia shkruhej me gjak. Djale i nje ushtaraku i cili la Tiranen dhe doli maleve me UCK-ne Dritan Goxghaj e ka treguar me vepra perkushtimin e tij per Atdheun.
Fyerjet ndaj tij si pro Iranian, islamik apo te tjera si keto jane nje perpjkeje e ulet per te baltosur nje njeri qe flet me vepra dhe jo me kulisa sallonesh.
Prandaj kur portreti i tij shfaqet në mesin e protestes, ky eshte nje ogur i mire se me ne fund njerez me zemer po i dalin zot vendit.
Nëse Dritan Goxhaj gjendet aty për flamurin dhe për një “Shqipëri të Re” atëherë edhe unë, jam me të ashtu si dikur në Kosovë, kur flamuri nuk ishte slogan, por barrë mbi shpinë dhe rrezik mbi kokë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.