PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen
Partia Socialiste po përmbyll përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, e cila do të zhvillohet këtë të shtunë, më 14 nëntor, në orën 10:30 në një resort në Gjirin e Lalzit.
Fokusi kryesor i fjalës së kryesocialistit Edi Rama pritet të jetë mobilizimi për zgjedhjet vendore të 9 majit dhe analiza e situatës politike me protestat. Rama pritet të shpalosë formulën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkie, përfshirë profilin e kandidaturës për Bashkinë e Tiranës.
Mbetet me interes përcaktimi i qëndrimeve të kryetarit të PS-së lidhur me pozicionin e Erion Veliajt pas transferimit të tij në burgun e Fierit.
Po ashtu, pritet të verifikohet nëse në rendin e ditës do të përfshihet mocioni i propozuar nga Elisa Spiropali për hapjen e partisë dhe “Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, si dhe mundësia e ndryshimeve në përbërjen e kabinetit qeveritar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.