Kronika

Drogë në tunel, 7 persona të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës bën me dije se ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 7 personave, si dhe ka proceduar penalisht 10 të tjerë, pasi ka zbuluar disa parcela me kanabis sativa.

Mësohet se droga është zbuluar në “Pyllin e Zenelajve”, ndërmjet Fushë Prezës edhe Valiasit, ku janë konstatuar vende të përshtatura për kultivim, të shpërndarë në formë të çrregullt  të 220 bimëve të llojit Cannabis Sattiva dhe 146 Kg e futur në thasë, e cila gjendej në thellësinë e një tuneli

Siç bëhet e ditur, në pranga kanë rënë Nexhmi Kallari, 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit, Mariglen Kallari, 23 vjeç, lindur në Kamëz dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit, Rexhino Kallari, 24 vjeç, lindur në Tiranë banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit, Gazmir Sala, 45 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës, Bledar Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës, Denaldo Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës dhe Mehmet Domi, 18 vjeç, banues në Vorë, Tiranë ndihmës.

Në cilësinë e provës material janë sekuestruar 220 rrënjë bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva, 146 kg bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva, një automjet furgon e markës Ford, i cili shërbente për transportimin e punëtorëve dhe 25 aparate të ndryshme telefonike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button