☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,603 ▼ -1.71% ETH $2,214 ▼ -1.02% XRP $1.3303 ▼ -1.48% SOL $82.3300 ▼ -2.43%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Arte

Dua Lipa viziton muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa vizitoi sot Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë.

E shoqëruar nga familja e saj, këngëtarja Dua Lipa vizitoi pavijonet e muzeut, ku u njoh nga afër me kulturën dhe historinë e popullit shqiptar.

Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në se “këngëtarja Dua Lipa vizitoi muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu e shoqëruar nga familja e saj. Ata thanë se morën shumë kënaqësi nga vizita në këtë muze”.

“Dua Lipës i dhuruam një album të muzeut, ndërsa përfaqësuesi i bashkisë së Krujës një jelek të qëndisur nga artizanet e njohura krutane”, – tha Hafizi.

Dua Lipa ndodhet prej dy ditësh për një vizitë në Shqipëri, ku u prit në takim nga Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Këngëtarja e famshme botërore Dua Lipa i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës, “Adopto një Kopsht”. Ditën e djeshme Dua Lipa së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj vizituan ambientet kopshtit numër 42, i cili ndodhet në zonën e njohur si ish-Blloku.

Dua Lipa ka hyrë në tregun ndërkombëtar prej disa vitesh dhe ka arritur të prekë majat e suksesit. Kohët e fundit ajo ka arritur të rrëmbejë çmime mjaft të rëndësishme si “The Global Awards”, “Grammy Awards” etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.