☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,499 ▼0.68%
DOW 52,056 ▼0.64%
NASDAQ 25,055 ▼0.78%
NAFTA 85.31 ▼1.77%
ARI 4,056 ▼1.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,112 ▼ -3.12% ETH $2,018 ▼ -5.87% XRP $1.0376 ▼ -6.82% SOL $82.0300 ▼ -6.59%
S&P 500 7,499 ▼0.68 % DOW 52,056 ▼0.64 % NASDAQ 25,055 ▼0.78 % NAFTA 85.31 ▼1.77 % ARI 4,056 ▼1.41 % S&P 500 7,499 ▼0.68 % DOW 52,056 ▼0.64 % NASDAQ 25,055 ▼0.78 % NAFTA 85.31 ▼1.77 % ARI 4,056 ▼1.41 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Dua rezultate konkrete”- Hita thërret drejtorët e Policisë në mbledhje dhe ndaj porositë: Prioritet siguria në shkoll

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita zhvilloi një takim me drejtorët vendorë të Policisë, ku kërkoi angazhim maksimal për përmirësimin e sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe ndjekjen e konflikteve.

Ai vuri theksin te shtimi i pranisë policore në shkolla, parandalimi i konflikteve mes nxënësve, goditja e narkotikëve, trafiqeve dhe krimit ekonomik, si dhe kapja e personave në kërkim me rrezikshmëri të lartë.

“Rritjen e cilësisë së informacioneve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale; Përmirësimin e imazhit të Policisë dhe rritjen e besimit të qytetarëve përmes iniciativave konkrete; Komunikimin e drejtpërdrejtë të drejtuesve me qytetarët; Forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet DVP-ve, DVKM-ve dhe strukturave të tjera, për reagim në kohë reale; Përqendrimin e punës për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore; Rritjen e hetimeve proaktive dhe goditjen e krimeve në të gjitha fushat, përfshirë narkotikët, trafiqet dhe krimin ekonomik; Angazhimin e drejtpërdrejtë të drejtuesve për garantimin e sigurisë në shkolla, rritjen e pranisë policore dhe parandalimin e konflikteve ndërmjet nxënësve, në bashkëpunim me stafet arsimore, oficerët e sigurisë dhe prindërit”, tha ai.

Hita kërkoi gjithashtu trajtim me përparësi të rasteve të dhunës në familje dhe forcim të bashkëpunimit mes strukturave policore.

Ai paralajmëroi se ecuria e drejtuesve në detyrë do të varet nga rezultatet konkrete të arritura.

“Angazhimin e drejtpërdrejtë të drejtuesve për garantimin e sigurisë në shkolla, rritjen e pranisë policore dhe parandalimin e konflikteve ndërmjet nxënësve, në bashkëpunim me stafet arsimore, oficerët e sigurisë dhe prindërit; Trajtimin me prioritet të rasteve të dhunës në familje dhe ndjekjen me përgjegjësi të çdo problematike; Intensifikimin e veprimeve parandaluese dhe operacionale kundër armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacion dhe hetime cilësore”, tha kryepolici.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.