Duan më shumë Shqipërinë, apo pushtetin?
Nga Artur Ajazi
Ka muaj që, segmente të ndryshme të politikës, shkëmbejnë mes tyre akuza, bëjnë debate në studio televizive, thumbojnë nga selitë e partive, por asnjëherë nuk arrijnë të flasin seriozisht, qetë-qetë, dhe me sinqeritet për fatet e Shqipërisë.
Në 36 vite tranzicion (që ka gjasa të zgjasë edhe shumë vite) nuk është konstatuar asnjëherë një qasje pozitive dhe e sinqertë e politikës destruktive, mbi fatet e Shqipërisë. Në 36 vjet, është zhvilluar vetëm lufta për pushtetin. Ç’nuk tha dhe premtoi Partia Demokratike në 1992. Nga “çeku i bardhë”, deri tek “parajsa ekonomike”.
Dhe çfarë rezultoi. Lindën piramidat, ku shqiptaret humbën miliona e miliarda lekë, pastaj shpërthyen depot, pastaj u vranë qindra e mijëra njerëz nga armët, pastaj lindi dhe u zhvillua kriminaliteti, trafiku, kontrabanda. Shteti nuk ishte i zoti të vendoste rregull, qetësi, ligj. U desh të vinte bota, të ndalte shkatërrimin e vendit nga kaosi, pasi politika mendonte vetëm për pushtetin. Vitet iknin, dhe sërish politika nuk linte rast pa shfrytëzuar, për të rrëzuar qeverisjen, duke përdorur edhe rastet e fatkeqësive, si në Shtator 1998, kur PD, Berisha dhe lukunia e tyre, u sulën drejt kryeministrisë. Ishte grusht shteti. Ishin të armatosur dhe të vendosur të merrnin pushtetin me dhunë. Nuk menduan aspak për Shqipërinë.
Ngjarjet e tjera vinin bashkë me rrotacionin e pushteteve. Partia Demokratike, ngriti në sistem korrupsionin, nepotizmin, servilizmin, vjedhjen, trafikun, kontrabandën, krimin, duke dëmtuar seriozisht fatet e vendit. Procesi integrimit u ndal, pasi faktori ndërkombëtar, nuk shihte tek qeverisja e Berishës, shansin më të vogël për të ruajtur fatet e vendit. Ai që mbetet fakt, është kronologjia e ngjarjeve të mëvonshme, post 2013. Edi Rama erdhi në pushtet, me votat e mbi 1 milion shqiptareve, të lodhur dhe zhgënjyer nga qeverisja antikombëtare e Berishës.
Ata votuan masivisht për Partinë Socialiste, duke siguruar se “edhe zgjedhjet e tjera do të votojnë sërish platformën e servirur nga Edi Rama”. Dhe ashtu ndodhi. Rama fitoi mandatin e dyte, mandatin e tretë, dhe sot është në mandatin e katërt qeverisës. Edi Rama, kurrë në këto 14 vite qeverisje, nuk ka shkaktuar 1 krizë të thellë institucionale, në dëm të fateve të Shqipërisë. Kurrë në këto 14 vite qeverisje, nuk ka shkaktuar 1 skandal diplomatik, që dëmton fatet e Shqipërisë.
Kurrë në këto 14 vite, Edi Rama, nuk ka larguar qoftë edhe 1 ambasador të vetëm ‘kokëulur” nga selia e kryeministrisë. Përkundrazi, sot Edi Rama, ka mbështetjen më të fuqishme nderkombetare, edhe pas 6 muajsh proteste, edhe pas 16 ditësh dhunë ndaj institucioneve dhe rendit kushtetues nga vandalët dhe huliganët, që fshihen nën maskat e zeza, dhe thërrasin “Rama jepe dorëheqjen”. Eshtë hera e dytë që pas 1997, që fatet e vendit varen nën “fijen e perit” nga dhuna që shpërtheu nga xhupzinjtë dhe maskat e zeza, nga ata që kanë shkatërruar dhe po djegin institucionet, duke pasur mburojë vetëm një force politike, Partinë e Sali Berishës.
Ndodhur në këto kushte, dorëheqja e Edi Ramës, do të ishte kapitullim para antishqiptarizmit, që po tenton të kthejë vendit 3 dekada mbrapsht. Ngjarjet e këtyre ditëve, treguan sa me zell të madh, e ka Berisha synimin e rikthimit në pushtet, dhe sa ZERO interes tregon ai, për fatet e Shqipërisë. Për pushtetin e tij, Berisha ka treguar se “djeg, vret, dhe shkatërron çdo gjë”. Kjo është shumë e rëndë ta mendosh, dhe fatale ta përjetosh.
Ai njeri, ka 36 vjet që del hapur kundër interesave kombëtare, rendit kushtetues, kundër të ardhmes së shqiptareve, ndaj çdo tentativë e tij, për të marrë përsipër rolin e “nacionalistit dhe progresistit”, kompromentohet nga realiteti që shohin çdo ditë shqiptaret, në oborrin dhe selinë e asaj partie.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.