☁️
Tiranë 23°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,486 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 85.90 ▼0.73%
ARI 3,944 ▼1.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $72,797 ▼ -1.36% ETH $2,016 ▼ -1.62% XRP $1.0335 ▼ -2.17% SOL $81.9900 ▼ -2.22%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.90 ▼0.73 % ARI 3,944 ▼1.42 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.90 ▼0.73 % ARI 3,944 ▼1.42 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Bota

DUBLIN – Macron: Ende herët të përcaktohet kush qëndron pas alarmeve për bomba në Evropë

DUBLIN, 12 nëntor /ATSH-AFP-ANSA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi sot se është ende herët për të përcaktuar nëse vala e alarmeve për bomba që po përhapet në disa vende evropiane është e lidhur me fuqitë e huaja.

Gjatë një takimi me gazetarët në kuadër të samitit të liderëve evropianë në Dublin, presidenti Macron tha se autoritetet po e ndjekin me vëmendje situatën, për shkak të shtimit të kërcënimeve dhe njoftimeve për vendosjen e bombave.

Ai theksoi se deri tani nuk ka prova të mjaftueshme për të identifikuar autorët apo për të përcaktuar nëse pas këtyre incidenteve qëndrojnë shtete të huaja.

“Për momentin, nuk kemi elemente të mjaftueshme të vërtetuara për të bërë një përcaktim të tillë. Në këtë fazë, nuk mund të themi se pas këtyre telefonatave qëndrojnë fuqi të jashtme”, u shpreh presidenti francez.

Macron njoftoi gjithashtu se në ditët në vijim do të mbledhë Këshillin e Mbrojtjes dhe të Sigurisë për të shqyrtuar situatën dhe për të diskutuar masat që duhen ndërmarrë.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur alarmet për bomba dhe kërcënimet për sulme po shtohen në Evropë, duke ngritur shqetësime për sigurinë publike dhe mundësinë e ndërhyrjeve nga aktorë të jashtëm.

Një tjetër valë email-esh me kërcënime për bombë në Palazzo Chigi dhe kërkesë për dorëheqjen e kryeministres Giorgia Meloni është regjistruar gjatë orëve të fundit në adresat elektronike me domenin e Ministrisë së Arsimit në Itali.

Sipas burimeve nga selia e qeverisë, bëhet fjalë për një tjetër alarm të rremë, për të cilin nuk janë aktivizuar kontrolle, pasi nuk ka asnjë sinjal konkret që të tregojë se kërcënimi është real.

Përveç email-eve të dërguara, nuk ka asnjë element specifik që të dëshmojë ekzistencën e një rreziku konkret. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.