☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,596 ▼0.31%
DOW 52,477 ▼0.02%
NASDAQ 25,312 ▼0.6%
NAFTA 87.22 ▲0.8%
ARI 3,862 ▼3.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $71,332 ▼ -3.84% ETH $1,996 ▼ -4.08% XRP $1.0195 ▼ -5.15% SOL $80.9200 ▼ -4.77%
S&P 500 7,596 ▼0.31 % DOW 52,477 ▼0.02 % NASDAQ 25,312 ▼0.6 % NAFTA 87.22 ▲0.8 % ARI 3,862 ▼3.46 % S&P 500 7,596 ▼0.31 % DOW 52,477 ▼0.02 % NASDAQ 25,312 ▼0.6 % NAFTA 87.22 ▲0.8 % ARI 3,862 ▼3.46 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Bota

ITALI – Meloni bën thirrje për unitet politik pas alarmeve të sulmeve kibernetike

ROMË, 12 nëntor /ATSH – AA/ – Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni bëri thirrje sot për unitet politik pas takimit me liderët e opozitës, ku diskutuan një valë alarmesh të sigurisë të lidhura me sulmet kibernetike, të cilat ndërprenë procesin mësimor në shkolla dhe ngritën shqetësime për gatishmërinë e Italisë ndaj kërcënimeve digjitale.

Takimi në Pallatin Chigi u zhvillua një ditë pasi 6.000 shkolla morën e-maile anonime me kërcënime për bomba, duke shkaktuar evakuime, kontrolle dhe alarm të gjerë, përpara se autoritetet të konstatonin se nuk kishte ndonjë rrezik konkret. Mediat raportuan se të enjten u regjistruan kërcënime të reja ndaj shkollave.

Meloni u tha liderëve të opozitës se qeveria dëshironte të ndante informacionet mbi incidentet e fundit, përfshirë aktivitetet e lidhura me hakerët dhe kërcënimet e rreme me bomba ndaj shkollave. Sipas pjesëmarrësve, ajo theksoi se takimi nuk kishte për qëllim të zëvendësonte një informim zyrtar në parlament dhe bëri thirrje për bashkëpunim përtej dallimeve partiake.

Në takim morën pjesë liderët e opozitës Elly Schlein, Giuseppe Conte, Nicola Fratoianni, Angelo Bonelli, Matteo Renzi, Riccardo Magi, Carlo Calenda dhe Edoardo Ziello si dhe zëvendëskryeministrat Antonio Tajani dhe Matteo Salvini dhe disa ministra të tjerë të lartë.

Pas takimit, liderët e opozitës deklaruan se ishin të gatshëm të bashkëpunonin, por i kërkuan qeverisë të ofronte më shumë hollësi dhe propozime konkrete. Lideri i Lëvizjes “Pesë Yjet”, Conte tha se ekzistonte “gatishmëri maksimale” për bashkëpunim, por theksoi se qeveria duhet t’i zhvillojë më tej propozimet.

Qeveria ka deklaruar se incidentet e fundit janë pjesë e një modeli më të gjerë të kërcënimeve kibernetike dhe përpjekjeve për përhapjen e dezinformatave që synojnë të shkaktojnë çrregullim dhe pasiguri.

Shkollat u rihapën dhe procesi mësimor rifilloi normalisht të enjten.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.