Durmishi: Tetova tregoi pjekuri dhe nuk ra në provokime
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka reaguar lidhur me protestën e sotme të organizuar nga BDI në qytetin e Tetovë.Durmishi shkruan se Tetova tregoi pjekuri dhe nuk ra në provokime.
“Tetovarët nuk ranë pre e provokimeve, as tentimit që dikush të shpërlahet për një problem që vetë e ka gatuar.
Ata që e shkatërruan Tetovën, e lanë në baltë dhe e sollën buzë dështimit total, sot morën përgjigjen më të qartë nga vetë tetovarët.Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk është vend ku dikush mund t’i lajë gjynahet e veta. Tetova është kockë e fortë që nuk kapërdihet.
E drejta për protestë respektohet gjithmonë. Por Tetova nuk pranon të përdoret për lojëra të errëta politike”, shkruan Durmishi./Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.