Kronika

Durrës, mbytet në det 17-vjeçari nga Maminasi në Gjirin e Lalzit

Është rregjistruar viktima e parë e këtij sezoni në plazhet e gjirit të Durrësit. Idriz Thanishta, 17 vjeç nga fshati Karpen i Maminasit është mbytur teksa lahej në det pasditen e së hënës.
Së bashku me një grup shokësh, Thanishta, nxënës i vitit të dytë të shkollës së mesme të Maminasit, kishte shkuar pas mbarimit të mësimit në plazhin e Shën Pjetrit, në Gjirin e Lalzit.
Por ajo që mund të kishte qenë një ditë e bukur mes shokësh është kthyer në tragjedi. Në kushtet e një deti të trazuar, viktima dhe 2-3 shokë të tij kanë vendosur të sfidojnë dallgët, kurse të tjerë kanë qëndruar duke luajtur në breg.
Nga hetimet e para rezulton se 17-vjeçari është shkëputur duke shkuar drejt thellësisë dhe vetëm 15-20 minuta më pas është nxjerrë në breg i pajetë.
Policia e Durrësit bëri të ditur paraprakisht se mbytja e 17-vjeçarit ka qenë aksidentale, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun zyrtar të vdekjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button