☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.14 ▲1.12%
ARI 4,005 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,387 ▼ -2.12% ETH $2,247 ▼ -3.11% XRP $1.2536 ▼ -3.16% SOL $97.3900 ▼ -2.68%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.14 ▲1.12 % ARI 4,005 ▼0.66 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.14 ▲1.12 % ARI 4,005 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama për Vettingun: Hapet rruga e BE-së

Kryeministri Edi Rama, pas votimit që miratoi emrat e PD-së për organet e vettingut, tha se dhënia e disa ministrive për opozitën, ishte më e paktë që mund të bënte për të çuar demokratët në parlament, për të zhbllokuar vettingun.
Krahas vettingut, Rama thotë se pjesa tjetër e rëndësishme e marrëveshjes, është moskontestimi i zgjedhjeve dhe vajtja e dy partive të mëdha në Bruksel, për të kërkuar njëzëri hapjen e negociatave.
“Që opozita të votojë vettingun sot, bashkë me ne, me çmimin që të ketë akses në qeveri me një grup ministrash që do të jenë kujdestarë të etikës zgjedhore, kjo do të ishte më e pakta që unë do të kisha bërë, për të bërë vettingun. Është një proces që e bëjnë shqiptarët, për të filluar nga përfaqësuesit e partive, pastaj nga ekspertët tërësisht të pavarur që do të zgjidhen, por e monitorojnë nga afër, me mandat kushtetues, miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë. Pra, një grup prokurorësh dhe gjykatësish amerikanë dhe evropianë, do t’i “rrinë në kokë” vettingut dhe të gjithë procesit dhe ju siguroj që të gjithë shqiptarët do të shikojnë rezultatet e shumëpritura, në shumë vite. Angazhimi i marrëveshjes është garantimi i këtyre zgjedhjeve dhe përpjekja e përbashkët që të minimizohen në maksimum të gjitha ato fenomene që na kanë stërmunduar në të shkuarën. Është pjesë e angazhimit edhe çelja e negociatave me BE-në, ku për herë të parë, pavarsisht kush do të jetë në qeveri dhe kush do të jetë në opozitë, qeveria dhe opozita përpara Brukselit, do të flasin me një zë të unifikuar, për të mbrojtur interesat e Shqipërisë”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.