☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.85 ▲0.36%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,121 ▼ -5.29% ETH $2,241 ▼ -7.49% XRP $1.1939 ▼ -9.55% SOL $90.3200 ▼ -6.67%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.85 ▲0.36 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.85 ▲0.36 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kronika

Dy aksidente zinxhir “paralizojnë” autostradën Tiranë-Durrës, trafik kilometrik pas përplasjes së 7 makinave

Një seri përplasjesh rrugore kanë shkaktuar kaos në qarkullim mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës, ku 8 automjete janë përfshirë në dy aksidente të ndara, duke rënduar lëvizjen e mjeteve në të dyja kahet e rrugës.

Ngjarja më kryesore është regjistruar pak para Sukthit, në drejtim të kryeqytetit, ku shtatë automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas të dhënave paraprake nga drejtuesit e mjeteve në terren, incidenti ka ndodhur në dy segmente të afërta, fillimisht janë përplasur dy makina, ndërsa vetëm pak metra më tej pesë mjete të tjera janë përfshirë në një goditje zinxhir.

Situata është ndërlikuar edhe më tej pasi një tjetër aksident është shënuar pothuajse në të njëjtën kohë në kahun tjetër të lëvizjes, në aksin Tiranë-Durrës, pranë zonës së Maminasit. Këto dy incidente të njëpasnjëshme kanë bërë që autostrada të bllokohet pothuajse plotësisht, ndërsa kolona e mjeteve të mbetura në trafik është shtrirë deri në hyrje të Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Durrësit, fatmirësisht nga të dyja përplasjet nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Efektivët e policisë rrugore ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për lehtësimin e lëvizjes së automjeteve dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkaqeve të këtyre aksidenteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.