☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $76,028 ▲ +0.34% ETH $2,239 ▲ +0.17% XRP $1.1579 ▼ -0.17% SOL $89.5200 ▼ -0.06%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Dy operacione në 24 orë, 7 të arrestuar për lojëra fati dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Tiranës ka finalizuar gjatë 24 orëve të fundit dy operacione kundër veprimtarive kriminale, duke arrestuar në flagrancë 7 persona të dyshuar për organizim të lojërave të fatit dhe armëmbajtje pa leje.

Në kuadër të operacionit të koduar “Fair Play”, u arrestuan shtetasit L. B., 61 vjeç, B. Ç., 66 vjeç, A. K., 22 vjeç, F. I., 60 vjeç, I. L., 38 vjeç dhe A. D., 50 vjeç.

Sipas Policisë, në lokalin e shtetasit me inicialet L. B., në Vorë, u konstatuan pesë prej të arrestuarve duke organizuar lojëra fati përmes telefonave celularë.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u sekuestruan 6 celularë që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati, si dhe 900 mijë lekë të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.


Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Next”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 arrestuan shtetasin K. M., 25 vjeç.

Ai u ndalua në rrugën “Myslym Keta”, ku gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri automatike me municion. Sipas hetimeve paraprake, armët dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.