“Dy salla kinemaje me standarde të larta” – Gjergj Luca themelon kinostudion “Shqipëria dje”
Ajo do të jetë një portë argëtimi për të gjithë kinema dashësit, e ku çdo ditë në to do të shfaqet 1 film shqipatar falas.
Përurimi i këtij investimi është bërë me filmin ‘Njerka”, të regjisorit të mirënjohur Leka Bungo.
Regjisori Leka Bungo: Ky është rast unikal do të thosha, sepse është hera e parë që një biznsmen, ndryshe nga shteti, i cili është i detyruar t’i ofrojë popullit qendra kulturore siç janë kinemaja, ky e bën në biznesin e vet dhe shpenzimet e tij. Sipas gjykimit tim kjo është një iniciativë e mrekullueshme.
Në radhë të parë është shumë shqiptare dhe në radhë të dytë është shumë artistike. Ka edhe motive sepse biznesmeni që e ka bërë është artist vet, është nga familje artistësh, vetë arstist.
Përurimi i këtij investimi është bërë me filmin ‘Njerka”, të regjisorit të mirënjohur Leka Bungo. Të pranishëm kanë qënë emra të njohur të artit dhe kinamtografisë shqiptare. Për Gjergj Lucën, inagurimi i kinemasë me filmin e Leka Bungos përbënte një emocion të dyfishtë.
Gjergj Luca: Unë personalisht sot jam dy herë i emocionuar. E para sepse këtë vepër që kemi marrë përsipër ta ndërtojmë si kinema dhe më pas do kalojmë tek teatri. Është një ditë e veçantë që po e promovojmë me këtë premierë të Leka Bungos dhe e dyta ai ëshët një artist që i përket periudhës dhe momentit kur prindërit e mi kanë qenë në skenë dhe unë personalisht me Lekën ndaj shumë kujtime familjare dhe shpirtërore.
Jam dy herë i emocionuar sepse pranë jush dhe midis jush janë ato pak relike të artit shqiptar që ne akoma gëzohemi që i kemi midis nesh.
Artistët e pranishëm në këtë eveniment kanë ndarë vlerësimin e tyre për krijimin e këtyre kinamve.
Pirro Milkani: Komplimetoj Gjergj Lucën, djalin e mikut tim aktorit tim të dashur, Ndrek Luca për këto mrekullira që po bën këtu dhe për këtë dashur që ka për artin. Sepse në respekt të babait dhe të gjithë gjeneratës sonë. Ndoshta ai i ka injektuar dashurinë për artin që po bën gjithë këto gjera. Ishte një kënaqësi të marrësh pjesë në premierën e re të televizionit publik shqiptar për herë të parë këtu në Elbasan, në këtë qendër që shumë shpejt do të jetë një qendër e vërtetë kulturore.
Bujar Kapexhiu: Kjo tregon për pasionin, seriozitetin, shpirtmadhësinë që ka Luca dhe lidhjen e tij me artin. Pra ne që merremi me artin kjo është tashmë shtëpia jonë.
Kinostudioja “Shqipëria dje” do të jetë një vend për artin, artistët dhe aktivitetet artistike, por sigurisht që nuk mun të jetë çudia e fundit e Lucës. Deri në çmendurinë e radhëz, na duhet vetëm të presim.