🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.93 ▼14.18%
ARI 4,829 ▲3.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,628 ▲ +4.11% ETH $2,244 ▲ +6.31% XRP $1.3787 ▲ +4.66% SOL $84.5900 ▲ +5.91%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.93 ▼14.18 % ARI 4,829 ▲3.07 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.93 ▼14.18 % ARI 4,829 ▲3.07 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Bota

Dy të arrestuara për vrasjen e vëllait të Kim Jong Unit

Një grua e dytë është arrestuar lidhur me vdekjen e vëllait të liderit koreanoverior Kim Jong Un.

Kim Jong Nam vdiq të martën, si pasojë e atij që dyshohet të jetë një helmim në aeroportin e kryeqytetit malajzian të Kuala Lumpurit. Policia bëri të ditur se analizat mjeko-ligjore ishin kryer, edhe pse rezultatet ende nuk janë bërë publike.

Njëra prej grave, e cila përdorte një pasaportë vietnameze, u ndalua të mërkurën, ndërsa sa i përket gruas së dytë, inspektori i përgjithshëm i policisë malajziane tha se ajo ishte arrestuar të enjten lidhur me vdekjen e një mashkulli korean.

E identifikuar falë kamerave të sigurisë, 25-vjeçarja kishte një pasaportë indoneziane. Ndërkaq, autoritetet malajziane konfirmuan se personi që po udhëtonte me emrin Kim Chol, ishte vëllai nga babai i diktatorit koreano-verior, Kim Jong Nam. Ai thuhet të jetë sulmuar me një substancë kimike nga 2 agjente sekrete në aeroport.

Koreja e Veriut besohet se qëndron pas vrasjes, e megjithatë deri më tani nuk janë gjetur prova. Shteti komunist feston të enjten atë që do të ishte 75-vjetori i Kim Jong Ilit, babai i udhëheqësit aktual të Penianit. Kim Jong Uni u pa teksa merrte pjesë në një takim të partisë së tij të mërkurën.

Në pamjet e shfaqura në televizion, ai dukej i pezmatuar dhe kur u largua, nuk përshëndeti me dorë, ashtu siç e kërkon tradita. Kim Jong Nami i kishte shkëputur marrëdhëniet me familjen e tij që kur u anashkalua si trashëgimtar i lidershipit në favor të vëllait të tij. Shumicën e kohës e kalonte në Makau, Kinë dhe Singapor.

Në të kaluarën, ai ka folur kundër kontrollit të Koresë së Veriut nga dinastia familjare dhe në një libër të botuar në vitin 2012 u citua teksa thoshte se vëllait të tij i mungonin aftësitë e një udhëheqësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.