☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.44 ▼0.11%
ARI 4,504 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,722 ▼ -3.14% ETH $2,440 ▼ -2.92% XRP $1.3832 ▼ -4.88% SOL $104.2600 ▼ -4.44%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
29 Aug 2026
Breaking
Bota

Dy të plagosur dhe panik pas të shtënave masive me armë në Massachusetts, arrestohet autori

Të shtëna të shumta me armë zjarri në Massachusetts, kanë lënë dy persona në gjendje kritike dhe kanë shkaktuar panik të madh mes qytetarëve ditën e martë, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas hetuesve, 46-vjeçari Tyler Brown nga Bostoni dyshohet se ka dalë në rrugë i armatosur me një pushkë dhe ka qëlluar në mënyrë të rastësishme nga 50 deri në 60 plumba drejt makinave dhe kalimtarëve. Ngjarja ka përfshirë një zonë të gjerë, duke detyruar shoferët të braktisin automjetet dhe të kërkojnë strehim për të shpëtuar.

Policia bën me dije se autori është neutralizuar më vonë nga një oficer i Policisë Shtetërore dhe një veteran i Marinës amerikane. Brown ndodhet ende në spital nën mbikëqyrje mjekësore.

Dëshmitarët okularë e kanë përshkruar skenën si kaotike dhe të frikshme. Todd Czubek, një prej tyre, ka treguar se fillimisht nuk ishte e qartë çfarë po ndodhte, por më pas u bë e qartë se bëhej fjalë për të shtëna masive me armë. Ai tha se autori lëvizte përgjatë rrugës duke qëlluar pa shënjestër dhe duke shkaktuar panik të menjëhershëm.

Një tjetër dëshmitar, Brandon Mansolf, i cili ndodhej në zonë gjatë ngjarjes, tha se u gjend në mes të zjarrit. Ai përshkroi momente kur plumbat goditën automjete dhe njerëzit u detyruan të fshiheshin pas makinave ose të hidheshin përtokë për t’u mbrojtur.

Dëshmitari Joseph Minino-Rodriguez tha se skena i ngjante “si një lojë video”, duke përshkruar lëvizjet e personit të armatosur dhe sjelljen e tij të çrregullt në rrugë, ndërsa ai godiste automjetet dhe komunikonte në mënyrë të pakuptueshme.

Autoritetet lokale konfirmuan se të paktën një duzinë automjetesh janë dëmtuar nga të shtënat, ndërsa disa shoferë janë gjetur të fshehur poshtë makinave gjatë incidentit. Memorial Drive ka qëndruar e mbyllur për rreth nëntë orë pas ngjarjes.

Prokuroria e Distriktit Middlesex ka bërë të ditur se qindra dëshmitarë pritet të merren në pyetje, ndërsa policia ka bërë thirrje për çdo qytetar që ka pamje filmike nga ngjarja t’i dorëzojë autoriteteve për të ndihmuar hetimet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.