🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 102.00 ▼0.76%
ARI 4,071 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,016 ▼ -1.11% ETH $2,315 ▼ -1.7% XRP $1.3001 ▼ -2.79% SOL $99.9100 ▼ -1.7%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 102.00 ▼0.76 % ARI 4,071 ▲0.49 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 102.00 ▼0.76 % ARI 4,071 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Opinion

Qeveria shtyn shpërblimin për Sali Berishën

Satirë

Nga THOMA GËLLÇI

Qeveria shqiptare ka vendosur të shtyjë për një afat të pacaktuar dhënien e shpërblimit të posaçëm për Sali Berishën, megjithëse komisioni përkatës ka vlerësuar pozitivisht punën e tij për sabotimin e protestave kundër Edi Ramës. Sipas burimeve të mirëinformuara, Berisha ka përmbushur një pjesë të mirë të detyrimeve, por ende nuk ka arritur objektivin kryesor: kthimin e protestuesve në shtëpitë e tyre.

Komisioni ka vlerësuar veçanërisht përpjekjet e tij për diskreditimin e pjesëmarrësve më aktivë në protesta. Akuzat për valixhe me euro, agjentë të qeverisë, kriminelë, hajdutë, horra, qorra, skutha dhe vrasës të shpresës janë konsideruar një kontribut serioz. Madje, një anëtar i komisionit ka propozuar shpërblim shtesë për pasurimin e fjalorit politik shqiptar. Por propozimi është rrëzuar, pasi është konstatuar se Berisha i përdorte këto fjalë edhe më parë, pa pasur nevojë për stimul financiar. Një tjetër shtoi se në fjalorin e sotëm ai shumë gjëra i kishte marrë hua nga fjalori i Ramës, kështu që nuk i takonte shpërblim shtesë.

Vlerësim të lartë ka marrë edhe vendimi i Berishës për të mos përdorur simbolet e Partisë Demokratike në protestën studentore. Komisioni e ka cilësuar këtë një metodë të përparuar përvetësimi, sepse mund të quash anëtar të PD çdo protestues pa simbole. Megjithatë, specialistët kanë shprehur shqetësimin se studentët vazhdojnë të protestojnë duke bërtitur “Rama n’burg – Berisha n’burg”, çka tregon se operacioni nuk po jep ende rezultatet e dëshiruara.

Problemi kryesor është se protestuesit vazhdojnë të kërkojnë largimin e Ramës, por edhe përfundimin e dominimit të figurave të vjetra politike. Komisioni e ka vlerësuar në maksimum qëndresën e Berishës në krye të PD, megjithë moshën e tij të thyer. Sipas komisionit, një dorëheqje e Berishës (larg qoftë) nga drejtimi i PD mund të çonte direkt edhe në largimin e Ramës, gjë që do të krijonte një boshllëk të papranueshëm në politikën shqiptare. Sidomos për vetë Ramën dhe Berishën.

Për këtë arsye, komisioni i ka kërkuar Berishës të intensifikojë sulmet ndaj organizatorëve të protestave, derisa qytetarët të lodhen, të neveriten nga politika dhe të kthehen në shtëpitë e tyre. Në këtë mënyrë, Rama do të vazhdojë të qeverisë, ndërsa Berisha do të vazhdojë të udhëheqë opozitën. Të dy do të vazhdojnë të denoncojnë njëri-tjetrin, siç kanë bërë me sukses prej më shumë se tridhjetë vjetësh.

Në mbledhje është diskutuar edhe kërkesa e Berishës që Partia Demokratike të konsiderohet e vetmja forcë e vërtetë e protestës. Komisioni ka qenë dakord, me kusht që protesta të mos zhvillohet më në rrugë. Është pranuar gjithashtu se Berisha ka nevojë të vazhdojë foltoret, sepse ndërprerja e tyre mund të ndikojë negativisht në gjendjen e tij politike.

Për këtë çështje ka ndërhyrë personalisht kryeministri Rama, i cili, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e Berishës, ka ofruar sallën COD të Këshillit të Ministrave për organizimin e foltoreve të ardhshme. Salla do të vihet në dispozicion pa pagesë, së bashku me mikrofonat, ndriçimin dhe kondicionimin. Qeveria do të sigurojë edhe transmetimin e drejtpërdrejtë, në një orar të posaçëm në ERTV ose tek podcasti “Flasim”.

Komisioni ka vendosur që shpërblimi përfundimtar t’i jepet Berishës vetëm pasi protestuesi i fundit të jetë kthyer në shtëpi.

Ndërkohë, Rama ka miratuar një shpërblim paraprak: Berishës do t’i jepet çelësi i sallës COD, që të mund të hyjë e të mbajë foltore sa herë të dëshirojë.

Merret vesh se vetë Sali Berisha e ka mirëkuptuar shtyrjen e shpërblimit suplementar, i cili do të jetë sa dyfishi i shpërblimit të përgjithshëm të gjithë policëve marrë së bashku, plus shumën që mori Kanye West. Kjo shpjegohet lehtë sepse roli i Sali Berishës në shuarjen e protestave është ku e ku më i madh sesa i forcave speciale. Shpërblimi do të jepet pavarësisht lejes së ndërtimit të një kulle në Tiranë, të madhe sa një mal.

Qeveria garanton se shtyrja e shpërblimit për Sali Berishën është e përkohshme dhe në një të ardhme vendimi do të firmoset pa asnjë pengesë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.