☁️
Tiranë 20°C · Vranët 13 May 2026
S&P 500 7,401 ▼0.16%
DOW 49,761 ▲0.11%
NASDAQ 26,088 ▼0.71%
NAFTA 101.68 ▼0.49%
ARI 4,706 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $81,228 ▲ +0.55% ETH $2,320 ▲ +1.58% XRP $1.4641 ▲ +0.44% SOL $95.7300 ▲ +0.34%
S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 101.68 ▼0.49 % ARI 4,706 ▲0.41 % S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 101.68 ▼0.49 % ARI 4,706 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
13 May 2026
Breaking
Ekonomia

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, një portë e re për bizneset e vogla dhe të mesme

Nënshkruhet sot, 13 maj, partneriteti i ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

Kjo nismë që po ndërmerr qeveria, sipas ministrit të Financave, Petrit Malaj, përbën një hap shumë të rëndësishëm pasi 99% e ndërmarrjeve shqiptare kategorizohen si të vogla dhe të mesme.

“82% e fuqisë punëtore në Shqipëri punësohet pikërisht nga këto ndërmarrje. Rreth 75% e investimeve të kryera në ekonomi vijnë prej tyre. 78% e vlerës së shtuar në ekonomi vjen nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sektori, një nga ata me peshën kryesore në ekonomi”, deklaroi Malaj.

Sipas ministrit, kjo nismë do të mundësojë një akses më të plotë të këtyre ndërmarrjeve në financë, veçanërisht në sektorë që janë të nënfinancuar.

“Ne do t’i mbështesim jo vetëm në rritjen e kapaciteteve teknike, por edhe në digjitalizim, në pjesën e efiçencës së energjisë dhe fusha të tjera. Mbështetja do të sjellë rritje të konkurrueshmërisë dhe produktivitetit të tyre. Rrjedhimisht rritje më të shpejtë ekonomike dhe përafrim me standardin europian”, bëri me dije ai, ndërsa shtoi se kjo nismë mbështetet fillimisht me linjën e kredisë 250 milion euro nga Banka Europiane.

Kjo linjë kredie do të shoqërohet paralelisht me garancinë sovrane, prej 30 milion eurosh. Kjo e fundit, njoftoi Malaj, do të rritet në bazë të kërkesave dhe buxhetit që ka shteti.

Për kryeministrin Edi Rama, këto ndërmarrje përbëjnë ‘motorin’ e ekonomisë së vendit. Ai vuri theksin tek motivimi që kanë të rinjtë shqiptarë për të punuar në këtë fushë.

“Nuk është vetëm eksperienca e atyre që janë kthyer, por edhe atyre që janë këtu qysh në krye të herës dhe janë gati për hapin tjetër. Problem ka qenë financimi, në pamundësi për të marrë kreditë normale, komerciale të cilat nuk mund t’i përballojnë për të hedhur hapin tjetër”, tha ai, duke nënvizuar se ishte kjo arsyeja e domosdoshmërisë së një programi të tillë.

“5 vjet më parë, kredia në Shqipëri ka qenë rreth 5 miliardë euro. Sot, kredia është 10 miliard euro, jemi në një dyfishim të kapacitetit financues nga bankat e nivelit të dytë, që tregon me fakte se ekonomia është në gjendje të shëndetshme dhe me potencial të një rritjeje të madhe më tej”, deklaroi kreu i qeverisë.

U ndal edhe te kreditë e këqija, të cilat dikur ishin në masë të madhe.

“Do të vihet në dispozicion një linjë kredie me një interes minimal 2% dhe maksimal 3% dhe këtu kërkojmë bashkëpunim e solidaritet të plotë nga ana juaj. Natyrisht me garancinë sovrane të qeverisë shqiptare, për të ulur riskun e kredisë, që varion nga 30 në 70% sipas nivelit të vlerësuar të riskut”, sqaroi Rama.

Bëri apel që bankat të jenë më kurajoze edhe në sektorin e bujqësisë.

Lajmi në përditësim…

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.