🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.57%
DOW 52,413 ▲0.1%
NASDAQ 26,444 ▲1.05%
NAFTA 100.05 ▼1.68%
ARI 4,073 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,512 ▼ -0.2% ETH $2,346 ▲ +0.4% XRP $1.3245 ▲ +1.68% SOL $101.0600 ▼ -1.26%
S&P 500 7,720 ▲0.57 % DOW 52,413 ▲0.1 % NASDAQ 26,444 ▲1.05 % NAFTA 100.05 ▼1.68 % ARI 4,073 ▲0.85 % S&P 500 7,720 ▲0.57 % DOW 52,413 ▲0.1 % NASDAQ 26,444 ▲1.05 % NAFTA 100.05 ▼1.68 % ARI 4,073 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Dyfishohen rastet e evazionit fiskal

Ekonomia informale vijon të mbetet një shqetësim për ekonominë shqiptare. Vetëm gjatë vitit 2025, rastet e dyshuara për evazion fiskal dhe fshehje të ardhurash kanë arritur në 85, nga 31 që ishin një vit më parë.

Ndërkohë, 80 raste janë referuar pranë Tatimeve, mbi trefish më shumë krahasuar me vitin 2024.

Sipas raportit të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, dyshimet lidhen me transferta të pajustifikuara, depozitime cash me burim të paqartë fondesh, si edhe qarkullim parash përmes personave të tretë apo bizneseve të lidhura.

Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se rritja e rasteve lidhet me nivelin e lartë të ekonomisë cash dhe informalitetit në sektorë të caktuar të tregut.

“Rritja e rasteve të dyshuara për evazion fiskal tregon se ekonomia informale vijon të ketë peshë të konsiderueshme në vend. Në shumë sektorë vazhdon dominimi i pagesave cash dhe mosdeklarimi i plotë i të ardhurave, çka e bën më të vështirë kontrollin fiskal dhe dëmton konkurrencën në treg”, tha eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj.

Raporti evidenton gjithashtu se transaksionet e dyshimta shfaqen në forma të ndryshme, nga fshehja e të ardhurave deri te transfertat pa dokumentacion të besueshëm apo përdorimi i kompanive për qarkullim fondesh.

“Pasojat e evazionit fiskal nuk i ndjen vetëm buxheti i shtetit. Në fund koston e paguajnë qytetarët dhe bizneset e ndershme, pasi informaliteti ul të ardhurat publike, frenon investimet dhe krijon pabarazi në ekonomi. Sa më i lartë informaliteti, aq më e vështirë bëhet ndërtimi i një tregu të qëndrueshëm dhe transparent”, u shpreh Gjokutaj.

Në raport theksohet se rastet e referuara lidhen kryesisht me dyshime për evazion fiskal, mashtrim financiar dhe qarkullim të pajustifikuar fondesh, ndërsa institucionet pritet të intensifikojnë kontrollet gjatë këtij viti.

ECURIA E EVAZIONIT FISKAL

2024 2025
Raste për evazion fiskal 31 85
Raste të referuara në Tatime 25 80
Total raste të referuara 259 269
TV Klan

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.