Kosova

Dyfishohet numri i azilkërkuesve kosovarë

Numri i azilkërkuesve nga Kosova është dyfishuar nga muaji shkurt deri në marsin e këtij viti.

“Chronicle” shkruan se Kosova ka mbetur vendi nga i cili kanë ardhur shumica e aplikacioneve për azil nëpër vendet evropiane. Ky numër i aplikacioneve është dyfishuar nga 11 në 24 gjatë muajve shkurt – mars.

Aplikacionet për azilkërkim gjatë muajit të kaluar ka rënë në 103, por ky numër mbetet i lartë për dallim nga i njëjti muaj i viteve 2013, 2014 dhe 2015. Ky numër është gjysma e aplikacioneve që kanë arritur në mars të vitit 2012 kur ishin 207 aplikacione.

 Zyra për Imigrim ka raportuar se numri më i lartë i regjistruar sivjet ka arritur në 487 azilkërkime, transmeton Koha.net.

Aplikacionet për azil nga shtetet afrikane ka mbetur i njëjti për muajt shkurt – mars. “Chronicle” shkruan se ka rënë numri i azilkërkuesve algjerianë, nigerianë dhe tunizianë.

Rënie në numrin e azilkërkuesve ka pasur edhe nga Iraku, Siria dhe Afganistani. Gjatë muajit shkurt të vitit 2016, Afganistani ka zënë vendin e Sirisë për nga numri i azilkërkuesve në Evropë. Në krye të kësaj liste mbetet Iraku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button