☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.48 ▼0.06%
ARI 4,151 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $81,721 ▼ -0.7% ETH $2,400 ▼ -0.57% XRP $1.2980 ▼ -0.58% SOL $104.7100 ▲ +0.38%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.48 ▼0.06 % ARI 4,151 ▼0.21 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.48 ▼0.06 % ARI 4,151 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
20 Tet 2026
Breaking
Kronika

Dyshimet për eksploziv në Korçë, forcat xheniere heqin objektin nga makina, dalin detaje

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Korçë, ku autoritetet ushtruan kontrolle për një objekt të dyshuar shpërthyes në një makinë në lagjen 18 të qytetit.

Sipas burimeve, ka qenë vetë pronari i automjetit që ka konstatuar objektin e dyshimtë në orët e para të mëngjesit. Pajisja ishte vendosur në pjesën e pasme të mjetit, pranë gomës së pasme, çka e detyroi të njoftonte menjëherë policinë.

Pas sinjalizimit, forca të shumta policie rrethuan zonën dhe izoluan automjetin, ndërsa në vendngjarje mbërritën specialistët xhenierë të forcave RENEA. Ata bënë të mundur heqjen e objektit të dyshuar nga makina tip “Audi Caravan”, duke shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje pronarin e mjetit për të mësuar nëse ai ka dyshime mbi persona që mund ta kenë vendosur objektin në automjetin e tij. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.