🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,553 ▼ -1.56% ETH $2,365 ▼ -1.63% XRP $1.2780 ▼ -3.42% SOL $101.4700 ▼ -2.83%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kronika

Dyshohet se edukatorja i dhunoi djalin në kopsht, flet nëna e 4-vjeçarit në Korçë

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u prangos mëngjesin e kësaj të shtune pas dyshimit për dhunë ndaj një fëmije 4-vjeçar brenda ambienteve të kopshtit.

Nëna e të miturit, Vollsjana Plasa, ka rrëfyer shqetësimet që djali i saj i kishte shprehur lidhur me mënyrën se si edukatorja e trajtonte.

Sipas saj, djali i është ankuar shumë herë mamasë së tij, duke i thënë se edukatorja e godet dhe e fut në qilar, ndërsa kjo e fundit është paraqitur në shkollë dhe u ka kërkuar shpjegim edukatoreve që ndodhen aty.

Ndërkohë, Vollsjana tregon më tej se edukatoret e kanë mohuar gjithmonë që ndaj fëmijës së saj ushtrohet dhunë, ndërsa drejtoresha e kopshtit i ka siguruar se çdo veprim i edukatoreve shihet nga kamerat.

“Para katër ditëve, djali më tha se mësuese Xheni e godet. U shqetësova shumë dhe e pyeta mësuesen nëse i godet fëmijët. Më thanë se jo, se ky është ters. Madje, më thanë në sy të tij: “Pse gënjen ti?”, duke më shpjeguar se ai ngacmohet me fëmijët e tjerë.

Shkova përsëri ditën e djeshme dhe djali kishte frikë. Në praninë e mësueses, më tha se mësuesja e godet dhe e fut këtu, në qilar. Fëmija im nuk e dinte se çfarë do të thoshte fjala “qilar”; ishte hera e parë që e dëgjoja nga goja e tij.

I thashë mësueses: “Ju lutem, mos ma fusni djalin në qilar, sepse ai trembet. Është fëmijë.” Më thanë se nuk e fusin, se ai gënjen dhe se është fëmijë.

Kur u larguam dhe po ktheheshim në shtëpi, djali më tha përsëri: “Unë kam frikë, më godet mësuese Xheni.”

U ktheva përsëri atje, e mora fëmijën dhe u thashë se djali po ankohej sërish që mësuesja e godet. Një mësuese tjetër u tregua agresive me mua dhe më tha: “Hajde edhe ti me këtë djalin, se djali yt ankohet për të gjithë.”

Drejtoresha po shikonte kamerat dhe u tha të tjerëve: “Thojini mamit të vijë që të takohem me të.”

Ajo tha se fëmija nuk ka mundësi të rrihet aty dhe se do t’i shikonte pamjet e kamerave. I thashë se fëmija im nuk gënjen. Mësueset janë shumë të mira, por kamerat nuk mund të shihen, pasi menaxhohen nga bashkia”, ka deklaruar mamaja e 4-vjeçarit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.