Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vje�
Një ambient ku magazinoheshin lëndë piroteknike të dyshuara si të kontrabanduara është zbuluar në Tiranë, në kuadër të fazës së tretë të operacionit “Fireworks”.
Në pranga përfundoi 51-vjeçari D. K., i cili administronte një magazinë në rrugën “Çamëria”, pranë “Tregut Çam”.
Gjatë kontrollit në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi 1853 fishekzjarrë. Sipas policisë, 51-vjeçari nuk dispononte licencë për shitjen e këtyre mallrave dhe as dokumentacion që të provonte blerjen e tyre.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se i arrestuari u kishte shitur lëndë piroteknike personave të maskuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprime të dhunshme gjatë tubimit të zhvilluar më 24 tetor 2026.
Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.