🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,819 ▲ +0.05% ETH $2,236 ▲ +0.32% XRP $1.1617 ▼ -2.32% SOL $89.7400 ▼ -0.46%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

E BUJSHME/ Kupa e Shqipërisë tani vlen më shumë, fituesja kalon direkt në turin e dytë të Conference

Kupa e Shqipërisë ka qenë në vitet e kaluara një trofe i cili shpesh anashkalohej nga klubet që i jepnin më pak rëndësi se sa kampionatit. Por në sezonet e fundit, trofeu në fjalë mori një rëndësi më të veçante jo vetëm për anën statistikore. Një vit më parë, Dinamo si fituese e Kupës së […]

Kupa e Shqipërisë ka qenë në vitet e kaluara një trofe i cili shpesh anashkalohej nga klubet që i jepnin më pak rëndësi se sa kampionatit. Por në sezonet e fundit, trofeu në fjalë mori një rëndësi më të veçante jo vetëm për anën statistikore.

Një vit më parë, Dinamo si fituese e Kupës së Shqipërisë shkoi në Ligën e Konferencës direkt në turin e dytë të turneut, duke siguruar më shumë të ardhura pa u lodhur. Skenari pritet të përsëritet edhe këtë vit, me fituesen e Kupës që do të shkojë në turin e dytë të turneut të organizuar nga UEFA.

Normalisht, kampionia e Shqipërisë shkon në turin e parë të Ligës së Kampioneve, ndërsa tre skuadrat e tjera, fituesja e Kupës dhe dy ekipet që sigurojnë Europën nga kampionati, e nisin edhe ata rrugëtimin në turin e parë të Ligës së Konferencës. Por për shkak të mungesës së ekipeve ruse të përjashtuara, apo lëvizjes së skuadrave në varësi të fituesve të trofeve në të gjitha kompeticionet në sezonin aktual në UEFA, situata mund të ndryshojnë.

Sipas përllogaritjeve të faqeve të specializuara, parashikohet që nga lëvizjet e shumta të skenarëve të ndryshëm, fituesja e Kupës së Shqipërisë të ketë një përqindje shumë të lartë mundësie të sigurojë praninë në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Nëse ekipi që fiton Kupën shpallet njëkohësisht edhe kampion, meqë të katër gjysmëfinalistët janë aktualisht edhe në zonën e “Final Four”, atëherë do të ishte vendi i dytë në renditje ai që do të shkonte direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.