🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 91.08 ▼0.45%
ARI 4,165 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $81,892 ▼ -1.66% ETH $2,479 ▼ -3.68% XRP $1.3868 ▼ -2.35% SOL $110.4100 ▼ -5.05%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 91.08 ▼0.45 % ARI 4,165 ▲0.2 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 91.08 ▼0.45 % ARI 4,165 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
09 Tet 2026
Breaking
Sporti

E diela e çuditshme e Igli Tares/ I sulmuar për merkaton, por Milani fitoi me blerjet e tij

Nkunku dhe Athekame, që e afruan “Djallin” me Champions-in, janë marrë në skuadër nga drejtori sportiv shqiptar. Në “Marassi” Iglin ishte ulur pranë pronarit Cardinale.

E diela që shkoi ishte shumë e çuditshme për Igli Taren, drejtoin sportiv të Milanit. Drejtuesi shqiptar kaloi një javë të trazuar, të mbushur me zëra për largimin e tij nga kuqezinjtë. “Në klub do të ndryhsojë gjithçka”, “do të vijë Tony D’Amico”, “do të ikin Tare dhe Allegri”. Opinione të ndryshme, por të gjitha me Taren larg Milanit.

Dhe Milani në transfertën e fundit të sezonit fitoi me afrimet e tij. Më i miri ishte Nkunku, të cilin Tare e mori në fund të gushtit dhe të gjithë e konsideruan gabim të merkatos. Golin e dytë e shënoi Athekame, që Tare e afroi nga Young Boys mes dyshimeve. Edhe Ardon Jashari, basti i madh i drejtorit sportiv, bëri një ndeshje të mirë.

Tare nuk ka pasur komunikime zyrtare me klubin për sezonin e ri dhe gjithçka është e hapur. “Tre sezonet e fundit kemi shpenzuar më shumë se çdo skuadër e Serie A. Ndoshta nuk kemi shpenzuar si duhet”, – tha Cardinale pak ditë më parë.

Igli Tare është përgjegjës për një nga këto tre merkato dhe është e qartë se ka lojtarë, për të cilët është shpenzuar më shumë: Modriç, Athekame, Nkunku e Jashari. Në Genova drejtuesi shqiptar ishte ulur pranë Cardinale-s, nga njëra anë ai dhe nga tjetra Massimo Calvelli. Kanë folur edhe për të ardhmen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.