🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 08 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.71 ▲2.75%
ARI 4,159 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $81,792 ▼ -2.11% ETH $2,469 ▼ -4.18% XRP $1.3763 ▼ -3.34% SOL $109.2900 ▼ -6.04%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.71 ▲2.75 % ARI 4,159 ▲0.45 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.71 ▲2.75 % ARI 4,159 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Sporti

Play-off-i i Botërorit 2027/ Shqipëria luan për historinë, Grima: Këto vajza meritojnë mbështetjen e të gjithëve

Kombëtarja e vajzave është gati për një nga sfidat më të rëndësishme dhe historike në historinë e saj. Vajzat kuqezi do të përballen të premten në ora 18:00 me Uellsin në “Loro Boriçi”, në ndeshjen e parë të raundit të playoff-it për Botërorin 2027, në një duel që mund t’a afrojë edhe më shumë përfaqësuesen shqiptare me një tjetër arritje të madhe.

Përpara kësaj sfide historike, trajneri i Kombëtares, Armir Grima, thekson rëndësinë e jashtëzakonshme të takimit dhe besimin që ka te grupi. Trajneri kuqezi vlerëson kundërshtarin, por beson se Shqipëria ka gjithçka për të luftuar për një rezultat pozitiv në Shkodër dhe për ta mbajtur të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit.

Në prag të një prej sfidave më të rëndësishme të futbollit të vajzave shqiptare, Grima ka edhe një thirrje për tifozët shqiptarë, duke i ftuar të jenë në mbështetje të vajzave kuqezi.

Ndeshja me Uellsin dhe objektivi i skuadrës – Është e vërtetë që kemi ndeshje shumë të rëndësishme. Kemi një ndeshje që na çon në suksese shumë të mëdha, të paarritshme ndonjëherë nga futbolli i vajzave. E dimë kë kemi përballë, e njohim kundërshtarin.

Është kundërshtar i fortë, kundërshtar që ka shumë vlera. Megjithatë, ne do përpiqemi që të bëjmë më të mirën tonë me këtë grup që kemi. Unë kam besim që do të arrijmë të nxjerrim një rezultat pozitiv, që të shkojmë dhe të luajmë për ndeshjen e kthimit për një rezultat, që nëse është e mundur, pozitiv.

Gjendja e përgjithshme e skuadrës – Nuk e kemi gjendjen e keqe. Vajzat kanë shumë dëshirë, edhe ato e kuptojnë se në çfarë nivelesh jemi dhe për çfarë po luajmë. Besoj që këtë dëshirë dhe këtë entuziazëm që është në skuadër ta shfrytëzojmë që të arrijmë aty ku duhet.

A është kjo ndeshja më e rëndësishme si trajner i Kombëtares? – Është një ndeshje mjaft e rëndësishme dhe do mundohemi që ta bëjmë ndeshjen më të rëndësishme të karrierës sonë.

Thirrja për tifozët – Unë jam i gatshëm t’u bëj sa herë thirrje tifozëve shkodranë. Megjithatë, unë e di që ata na mbështesin, e di që ata janë me ne. Por prania e tyre në stadium duhet të jetë një motiv edhe më i madh për gocat.

Unë ju siguroj që këto goca e meritojnë këtë mbështetje, sepse kanë dhënë shumë për këtë futboll. E kanë çuar këtë futboll në majat më të larta, ku ne nuk e kemi menduar që mund të shkojmë kaq shpejt.

Dhe besoj që mbështetja e tyre do të jetë motivi më i madh për vajzat dhe ne do të mundohemi që këtë mbështetje t’jua kthejmë me një rezultat pozitiv dhe t’i nxjerrim faqebardhë nga stadiumi.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.