⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,586 ▲0.59%
DOW 51,870 ▼0.22%
NASDAQ 25,425 ▲1.04%
NAFTA 96.10 ▼0.37%
ARI 3,943 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,670 ▲ +0.83% ETH $2,296 ▲ +1.89% XRP $1.2821 ▲ +3.43% SOL $93.5200 ▲ +1.5%
S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 % S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

“E kishte kërcënuar edhe më parë”- Vrasja e 45-vjeçares shqiptare nga partneri në Greqi, flet i vëllai: I thashë të

Vëllai i Luljeta Obzovës ka rrëfyer për mediat greke se ish-partneri i saj, 50-vjeçari Altin Allmuça edhe më herët e kishte kërcënuar dhe se në një rast kishte nxjerrë edhe armë.

“I thashë të shkonte te një avokat dhe të merrte urdhër mbrojtjeje”, ka deklaruar ai.

Sipas dëshmive të familjarëve, pas ndarjes marrëdhënia mes tyre ishte kthyer në një burim të vazhdueshëm frike për 45-vjeçaren. Ajo dyshohet se ndiqej dhe monitorohej nga ish-partneri, i cili shfaqej edhe pa paralajmërim në jetën e saj.

Vëllai i viktimës ka treguar gjithashtu se Allmuça dyshohet se kishte një çelës rezervë të banesës dhe hynte në shtëpi kur gruaja ishte në punë.

Sipas tij, Luljeta kishte vënë re se disa sende në banesë nuk ishin më në vendin ku i kishte lënë. Për këtë arsye, rreth dy javë para vrasjes, ajo vendosi të ndryshonte bravat e shtëpisë.

Familjarët thonë se kjo tregon nivelin e pasigurisë dhe frikës që ajo kishte përjetuar edhe brenda banesës së saj.

Vrasja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Sipas të dhënave të deritanishme, 50-vjeçari dyshohet se e priste viktimën jashtë pallatit ku ajo banonte.

Kur 45-vjeçarja u shfaq, ai e sulmoi. Sipas dëshmive të mbledhura nga autoritetet, burri e neutralizoi në hyrje të pallatit dhe më pas e qëlloi me armë. Pas krimit, ai vrau edhe veten.

Viktima dhe autori kishin qenë më parë në një lidhje, por pas ndarjes, sipas familjarëve, sjellja e tij ndaj saj ishte përshkallëzuar.

Një nga pyetjet kryesore të hetimit është nëse autoritetet kishin marrë më herët ndonjë informacion që mund të lidhej me rrezikun ndaj 45-vjeçares.

Sipas informacioneve të deritanishme, ajo nuk kishte bërë një denoncim zyrtar për kërcënimet dhe përndjekjen që familja thotë se po përjetonte.

Megjithatë, një verifikim në të dhënat e policisë ka nxjerrë në pah një incident të korrikut 2024, kur gruaja kishte kontaktuar Departamentin e Policisë së Akropolit për të raportuar vjedhjen e motoçikletës së saj nga një ish-partner, pa e identifikuar atë me emër.

Tashmë autoritetet po shqyrtojnë të gjitha provat dhe informacionet e disponueshme, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve që i paraprinë vrasjes dhe përcaktimin nëse kishte shenja apo paralajmërime që mund të kishin parandaluar tragjedinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.