☁️
Tiranë 14°C · Vranët 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,538 ▲2.18%
DOW 52,194 ▲1.77%
NASDAQ 25,254 ▲2.74%
NAFTA 88.37 ▼2.71%
ARI 4,126 ▲1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $75,552 ▼ -0.69% ETH $2,149 ▼ -4.11% XRP $1.1157 ▼ -3.47% SOL $87.8700 ▼ -2.03%
S&P 500 7,538 ▲2.18 % DOW 52,194 ▲1.77 % NASDAQ 25,254 ▲2.74 % NAFTA 88.37 ▼2.71 % ARI 4,126 ▲1.25 % S&P 500 7,538 ▲2.18 % DOW 52,194 ▲1.77 % NASDAQ 25,254 ▲2.74 % NAFTA 88.37 ▼2.71 % ARI 4,126 ▲1.25 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Politika

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj do të jetë kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Binaj në një intervistë në News24.

Me synimin për të krijuar një front të përbashkët, Binaj tha se u ka shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive opozitare.

“E konfirmoj pa diskutim kandidimin. I qëndroj asaj që kam thënë në nëntorin e kaluar, kur u anuluan zgjedhjet.

Jam kandidat i pavarur që ua kam shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive të opozitës, për të krijuar një bashkëpunim që ka të njëjtin qëllim, por mënyra të ndryshme”, deklaroi Binaj.

Binaj shpalli kandidaturën përballë Ogerta Manmastiruliut pasi kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj,

Kandidatura e Binajt u mbështet dhe nga PD-ja, por zgjedhjet u anuluan pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i njohu Veliajt të drejtën për të vijuar detyrën në krye të bashkisë së Tiranës.

Por këtë radhë nuk dihet nës Binaj do mbështetet nga PD.

Gazment Bardhi në një intervistë për A2, mbështeti figurën e Ilir Alimehmetit.

“Z. Alimehmeti do të ishte një kandidaturë e shkëlqyer e opozitës për Tiranën.

Megjithatë, unë nuk dua të shpall kandidatura nga media, për shkak se, së pari, duhet t’i japim mundësi këtij dialogu dhe këtij konsensusi të gjerë që unë po flas, dhe së dyti, do të duhet t’i japim hapësirën e vet organeve brenda PD-së për caktimin e kandidatëve zyrtarë të PD-së.

Por po, z. Alimehmeti është një kandidat që, në vlerësimin tim, do të ishte një ofertë shumë serioze, shumë e mirë, përballë kandidaturës së Ramës në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh Bardhi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.