☁️
Tiranë 14°C · Vranët 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,538 ▲2.18%
DOW 52,194 ▲1.77%
NASDAQ 25,254 ▲2.74%
NAFTA 88.37 ▼2.71%
ARI 4,126 ▲1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $75,552 ▼ -0.69% ETH $2,149 ▼ -4.11% XRP $1.1157 ▼ -3.47% SOL $87.8700 ▼ -2.03%
S&P 500 7,538 ▲2.18 % DOW 52,194 ▲1.77 % NASDAQ 25,254 ▲2.74 % NAFTA 88.37 ▼2.71 % ARI 4,126 ▲1.25 % S&P 500 7,538 ▲2.18 % DOW 52,194 ▲1.77 % NASDAQ 25,254 ▲2.74 % NAFTA 88.37 ▼2.71 % ARI 4,126 ▲1.25 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Finlanda: Prania detare ruse në Baltik mund të ketë arritur kulmin

MOSKË, 9 nëntor /ATSH-AA/ – Rusia mund të ketë arritur kufijtë e pranisë së saj detare në kohë paqeje në detin Baltik, ndërsa shtimi i patrullimeve të NATO-s duket se po pengon aktivitetet e mundshme armiqësore, deklaroi sot shefi i Marinës së Finlandës.

Admirali Tuomas Tiilikainen i tha televizionit ”Sky News” se situata e sigurisë detare mbetet e tensionuar, por e qëndrueshme duke theksuar nevojën për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.

“Marina ruse monitoron atë që bëjmë ne dhe atë që bën NATO-ja. Natyrisht, edhe ne duhet të monitorojmë dhe të mbajmë vigjilencë të vazhdueshme ndaj veprimeve dhe aktiviteteve të tyre”, tha ai.

Tiilikainen sugjeroi se Moska mund të mos shohë nevojë të menjëhershme për të zgjeruar praninë e saj detare, ose mund të ketë arritur kufijtë e kapaciteteve të saj operacionale në kohë paqeje në detin Baltik.

NATO-ja nisi misionin “Baltic Sentry” në janar të vitit 2025 për të forcuar mbikëqyrjen detare, pas një serie incidentesh të dyshuara sabotimi që përfshinë kabllot e telekomunikacionit dhe infrastrukturën energjetike nënujore.

Misioni përfshin dislokimin e anijeve ushtarake dhe avionëve për të monitoruar këtë korridor strategjik detar, si dhe për të zbuluar dhe parandaluar kërcënimet e mundshme ndaj infrastrukturës kritike.

Anijet që i përkasin të ashtuquajturës flotë në hije të Rusisë kanë qenë ndër të dyshuarat kryesore në incidentet që kanë përfshirë infrastrukturën nënujore.

Javën e kaluar, një gjykatë finlandeze dënoi kapitenin e një anijeje mallrash dhe një anëtar tjetër të ekuipazhit për sabotim lidhur me dëmtimin e dy kabllove të telekomunikacionit që lidhin Finlandën me Estoninë në dhjetor të vitit 2025.

Sipas raportimeve, kapiteni ishte shtetas rus./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.