☁️
Tiranë 21°C · Vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 91.95 ▼4.3%
ARI 4,381 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $86,717 ▲ +6.85% ETH $2,771 ▲ +5.28% XRP $1.5111 ▲ +7.17% SOL $118.4800 ▲ +7.44%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 91.95 ▼4.3 % ARI 4,381 ▼0.99 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 91.95 ▼4.3 % ARI 4,381 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kronika

E mori rrjedhja e ujit në kanionet e Osumit, gjendet pas tre ditësh trupi i pajetë i 68-vjeçarit holandez

Prej 3-ditësh i mbytur në kanionet e Osumit në Skrapar, është gjetur sot trupi i pajetë i turistit hollandez, 68-vjeçarit Jules Schuurmans. Trupi i pajetë u gjet nga polombarët e forcave RENA-s dhe pitet të transportohet drejt morgut të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Jules Schuurmans, e mori rrjedha e lumit mbrëmjen e 8 Majit në rrjedhën e kanioneve të lumit Osum.

Njoftimi i policisë:

Kërkimet e pandërprera nga palombarët e RENEA-s, të ndihmuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, bëjnë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit holandez, i cili u mbyt në ujë, teksa notonte në kanionet e lumit Osum.

Më datë 08.05.2023, shkoi në spitalin e Çorovodës, për ndihmë mjekësore, shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe, e cila deklaroi se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum. 64-vjeçarja kishte mundur të dalë nga uji, ndërsa shprehej se bashkëshortin e saj e kishte marrë rrjedha e ujit.

Menjëherë pas njoftimit, është organizuar puna nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar dhe palombarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S.

Pas 3 ditësh kërkime të pandërprera në rrjedhën e lumit Osum, ekipi i specializuar i palombarëve të RENEA-s kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 68-vjeçarit, në njërin nga kanionet e këtij lumi.

Në kërkime u angazhuan edhe 2 pjesëtarë të federatës “Albania Rafting Group”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Ngjarja:

Jules Schuurmans së bashku me bashkëshorten e tij Helma Schuurmans, kishin shkuar për të notuar pasditen e 8 Majit në kanionet e lumit Osum në Skrapar,por i ka marrë rrjedha e lumit. 64-vjeçarja Helma Schuurmans ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit dhe nuk ka mundur dot të dalë jashtë.

Pasi ka dalë nga uji,64-vjeçarja Helam Schuurmans ka shkuar në Spitalin e Skraparit,ku edhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi është përmendur, turistja holandeze ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e bashkëshortit të saj. Çifti i bashkëshortëve Jules dhe Helma Schuurmans,4-ditë para ngjarjes së rëndë kishin shkuar me pushime në Skrapar dhe po qëndronin në një Kamper.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.