☁️
Tiranë 17°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.40 ▼1.67%
ARI 4,084 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,191 ▲ +0.1% ETH $2,089 ▼ -0.88% XRP $1.0792 ▼ -0.39% SOL $84.3400 ▼ -1.76%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.40 ▼1.67 % ARI 4,084 ▼0.75 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.40 ▼1.67 % ARI 4,084 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Bota

BULLGARI – 12 viktima pas një aksidenti masiv rrugor me mbi 70 makina

SOFJE, 10 nëntor /ATSH-BTA/ – Dymbëdhjetë persona humbën jetën sot në dy aksidente masive që bllokuan autostradën “Trakia” në të dyja drejtimet, pranë nyjës lidhëse të Zimnitsës, njoftoi Ministrja e Shëndetësisë, Katya Ivkova.

”Dhjetë persona vdiqën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spitale të ndryshme”, u tha Ivkova gazetarëve në spitalin “Dr. Ivan Seliminski” në Sliven.

Ajo bëri të ditur se 46 pacientë janë dërguar për trajtim mjekësor dhe se situata është ende në zhvillim.

Guvernatori rajonal i Slivenit, Mihail Kasherov, u deklaroi gazetarëve në vendngjarje se në aksidente janë përfshirë më shumë se 70 automjete.

Ai u shpreh se skena ishte e papërshkrueshme dhe se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë më parë.

Kasherov njoftoi se 18 të lënduar janë dërguar në spitalin “Dr. Ivan Seliminski”, tre prej të cilëve ndodhen në kujdesin intensiv në gjendje shumë të rëndë.

Spitali ka pezulluar ndërhyrjet kirurgjikale për të liruar stafin dhe burimet e nevojshme.

Kasherov raportoi gjithashtu se 13 persona janë shtruar në spitalin “Shën Panteleimon” në Yambol.

Më vonë, Ivkova saktësoi se 12 pacientë ndodhen në spitalin e Yambolit, tetë në spitalin e Akademisë Mjekësore Ushtarake në Sliven dhe shtatë në dy spitale në Burgas.

”Mjekët do të trajtojnë tre pacientët në kujdesin intensiv dhe do të vlerësojnë nëse është i nevojshëm transferimi i tyre”, tha Kasherov.

Helikopterët janë në gatishmëri për t’i transportuar ata drejt Burgasit, ku një avion ushtarak transporti i tipit “Spartan” është gati për t’i dërguar më tej, nëse do të jetë e nevojshme.

Kasherov shtoi se Ivkova e kishte informuar se mund të vihet në dispozicion edhe një avion i dytë “Spartan”.

Aksidentet ndodhën në krahë të kundërt të autostradës: njëri në drejtim të Burgasit dhe tjetri në drejtim të Sofjes.

Trupat e personave që humbën jetën në vendngjarje nuk ishin nxjerrë ende nga automjetet.

Ministria e Brendshme njoftoi se mjegulla e dendur kishte kufizuar dukshmërinë.

Drejtori i Administratës Rajonale të Rrugëve, Galin Kostov, përmendi gjithashtu lagështinë në rrugë dhe shpejtësinë e papërshtatshme për kushtet e motit si faktorë kontribuues. Guvernatori rajonal i Yambolit, Georgi Chalakov, deklaroi se njoftimi i parë mbërriti në orën 07:10.

Policia, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore u dërguan menjëherë në vendngjarje, ndërsa administrata rajonale mblodhi ekipin e saj të reagimit ndaj krizave. U mobilizuan autoambulanca nga rajonet e Yambolit, Slivenit dhe Burgasit.

Chalakov bëri të ditur se disa automjete ishin përmbysur ose shtypur. Ekipet e shpëtimit u desh të hiqnin pjesë të barrierave mbrojtëse të rrugës për të arritur te të plagosurit, ndërsa mjegulla e dendur e bëri të pamundur evakuimin me helikopter në fazat e para. Ai theksoi se nuk ka pasur raportime për automjete që kanë marrë flakë./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.