Ekonomia

E moshuara që u gjobit dje, sot shet në tregun e ri të hapur nga Bashkia e Tiranës

E moshuara që u bë e njohur për opinionin publik ne rrjetet sociale për gjobën 500 lek që mori nga Policia Bashkiake për tregtim në kushte jo të përshtatshme, pas denoncimit që kishin bërë banorët e nje pallati ne rr. Myslym Shyri, nuk do duhet më që të endet rrugëve të Tiranës për të shitur produktet e saj.

 Nga sot ajo ka siguruar një vend në tregun e ri të fruta-perimeve që u përurua paradite nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Njësinë Administrative Nr.3.

Një ditë më parë, duke marr shkas edhe nga ky rast, Bashkia e Tiranës deklaroi se po punon çdo ditë për të hapur sa më shumë tregje të reja me standarde ne higjiene dhe infrastrukture, si dhe për të krijuar mundësi e kushte optimale për të gjithë tregtaret që vijnë për të shitur produktet e tyre nga jashtë Tiranës.

 Kryebashkiaku Veliaj tha sot se bashkia po punon për rikthimin e hapësirave të zëna publike qytetarëve të Tiranes, si dhe po krijon tregje të reja që askush të mos shesë më në trotuare dhe rrugët e qytetit. “Sot në Njësinë nr. 3 kemi hapur një treg dinjitoz, me ndriçim, strehë dhe higjienë.

Po bëjmë maksimumin që t’i përgjigjemi çdo ankese të qytetarëve, ambulantëve, por jam i vendosur që Tirana të mos jetë më mesjetë, ku shitet kudo, ku bllokohet çdo rrugë. I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, nëse doni të ndihmoni tregtarët, ejani e bëjeni pazarin në tregjet e bashkisë, blini ushqime bio dhe që shitën në mënyrë higjienike”, tha Veliaj.

 Për këtë arsye, bashkia ftoi të gjithë ata qytetare që kanë zgjedhur të jetojnë duke tregtuar që të shfrytëzojnë 1 nga 16 tregjet ekzistuese në Tiranë.

veliaj 11

9

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button