☁️
Tiranë 14°C · Vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,333 ▼1.13%
DOW 50,860 ▼1.45%
NASDAQ 24,242 ▼1.09%
NAFTA 86.55 ▲0.97%
ARI 3,864 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $63,847 ▼ -1.66% ETH $1,794 ▼ -1.35% XRP $0.9575 ▼ -0.3% SOL $72.4100 ▲ +1.39%
S&P 500 7,333 ▼1.13 % DOW 50,860 ▼1.45 % NASDAQ 24,242 ▼1.09 % NAFTA 86.55 ▲0.97 % ARI 3,864 ▲0.27 % S&P 500 7,333 ▼1.13 % DOW 50,860 ▼1.45 % NASDAQ 24,242 ▼1.09 % NAFTA 86.55 ▲0.97 % ARI 3,864 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Kronika

E rëndë në Itali, shoferja humb kontrollin e makinës dhe përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e auto

Një shqiptar 64-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në Itali, pasi është përplasur nga një automjet teksa ishte duke punuar në një kantier në autostradën A18, në aksin Messina-Catania.

Viktima është identifikuar si Mehmeti Hashaim, me origjinë shqiptare, banues në Marcianise, në provincën e Caserta-s.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas orës 09:00, në kilometrin 43.300 të autostradës, në drejtim të Catanias, pranë zonës së Taorminës dhe viaduktit Alcantara.

Sipas raportimeve të mediave italiane, 64-vjeçari ishte duke punuar në kantierin e vendosur në autostradë, ku po kryheshin punime mirëmbajtjeje, kur një automjet ka hyrë në zonën e punimeve dhe e ka përplasur fuqishëm.

Nga rindërtimi paraprak i ngjarjes dyshohet se drejtuesja e makinës mund të ketë humbur kontrollin e automjetit pas një manovre të rrezikshme të kryer nga një tjetër shofer.

Gruaja është ndalur menjëherë pas përplasjes për t’i dhënë ndihmë punëtorit, por për shqiptarin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Drejtuesja e automjetit, e tronditur nga ngjarja, ka pësuar edhe një gjendje të fikëti dhe është transportuar në spitalin e Giarres.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit. Për shkak të aksidentit tragjik, qarkullimi në autostradën A18 drejt Catanias është ndërprerë, ndërsa autoritetet kanë vendosur devijimin e automjeteve përmes Giardini Naxos dhe rrugës shtetërore SS114.

Policia italiane vijon hetimet për të përcaktuar me saktësi dinamikën dhe përgjegjësitë për aksidentin që i mori jetën punëtorit shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.