E rëndë në Krumë të Hasit! Përmbyset mjeti sportiv, ndërron jetë 46-vjeçari nga Kosova, plagoset i vëllai
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Krumë të Hasit, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën.
Sipas raportimeve të policisë, ka ndërruar jetë A. Q., 46 vjeç, të cilit, teksa drejtonte një mjet sportiv, i është përmbysur aksidentalisht dhe fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, nga ky aksident i plagosur ka mbetur vëllai i tij, V. Q., 38 vjeç, i cili ka qenë pasagjer dhe ndodhet në Spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç, drejtuesi i mjetit, ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.