☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 101.17 ▼1.23%
ARI 4,352 ▼0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,697 ▲ +1.19% ETH $2,447 ▲ +1.91% XRP $1.3068 ▲ +1.73% SOL $100.6600 ▲ +3.63%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.17 ▼1.23 % ARI 4,352 ▼0.82 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.17 ▼1.23 % ARI 4,352 ▼0.82 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Kronika

E transferoi në Pogradec, prokurori Hajdarmataj i përgjigjet Arta Markut

Kriza aktuale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda duket se nisi në fillim të gushtit, kur prokurorja Elisabeta Imeraj, e cila ndiqte çështjen “Shullazi” u komandua me urdhër të Markut në krye të Prokurorisë së Tiranës. Në këtë pikë, gjyqi ndaj Shullazit ishte pranë përfundimit dhe mbetej për t’u dhënë vetëm pretenca e prokurorëve. Por prokurori i dytë i çështjes, Ened Nakuçi mori një leje gjashtëmujore për arsye shëndetësore duke e lënë çështjen pa prokuror në një pikë kritike.

Në fillim të shtatorit, prokurorit Besim Hajdarmataj iu ngarkua çështja “Shullazi”. Hajdarmataj e pranoi çështjen, por vërejti gjithashtu se sipas ligjit aktual për Prokurorinë, çështjet duhet të ndahen me short dhe jo me ngarkim.

“Unë kam pranuar të  përfaqësoj akuzën edhe me një autorizim që nuk kishte bazë ligjore.  I jam drejtuar  titullarit me shkrim, ku jam munduar të shpjegoj se cila është mënyra e mirë që  prokuroria duhet të   përfaqësohet  dhe rrugët  proceduriale që duhen ndjekur,” tha Hajdarmataj për BIRN.

Sokol Stojani: Dhashë dorëheqjen, por Marku e intepretoi si shkarkim

Sokol Stojani, një ndër drejtorët kryesorë të Prokurorisë së Përgjithshme u lirua nga detyra më 19 shtator, sipas një urdhri të rrjedhur në media të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku.

Largimi i Stojanit, i cili mbante prej 9 muajsh postin e drejtorit të Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve u komentua me situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por vetë ai në një bisedë telefonike me BIRN mohoi që çështja e tij të kishte lidhje me procedimin e 10 prokurorëve.

Stojani sqaroi se kishte dhënë dorëheqjen, por kishte marrë si përgjigje lirimin nga detyra. “Mëngjesin e 19 shtatorit, unë kam paraqitur në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm  dorëheqjen nga pozicioni që unë kisha. Pasdite mësoj se kjo  dorëheqje u miratua duke më shkarkuar nga detyra,” tha Stojani për BIRN.

“Motivet e dorëheqjes janë thuajse personale, unë kam pikëpamje tjetër në drejtimin e një institucioni, në mënyrën e funksionimit apo dhe të rekrutimit të burimeve njerëzore, ndaj dhe e pashë të arsyeshme të largohesha,” shtoi Stojani për Birn. Zyra e Shtypit e Prokurores së Përgjithshme nuk  iu përgjigj pyetjeve që BIRN pati mbi  dorëheqjen e një prej  drejtuesve kryesorë të këtij institucioni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.