⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,592 ▲0.94%
DOW 52,110 ▼0.23%
NASDAQ 25,425 ▲1.43%
NAFTA 88.57 ▲2.94%
ARI 4,014 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,050 ▲ +1.01% ETH $2,076 ▲ +2.32% XRP $1.0717 ▲ +2.97% SOL $84.8500 ▲ +2.76%
S&P 500 7,592 ▲0.94 % DOW 52,110 ▼0.23 % NASDAQ 25,425 ▲1.43 % NAFTA 88.57 ▲2.94 % ARI 4,014 ▼0.39 % S&P 500 7,592 ▲0.94 % DOW 52,110 ▼0.23 % NASDAQ 25,425 ▲1.43 % NAFTA 88.57 ▲2.94 % ARI 4,014 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Politika

“Do ndërveprojë me institucionet”- Ligjërohet “Pasqyrë Albania”: Platformë kombëtare për transparencën dhe k

“Pasqyra Albania” do të njihet ligjërisht si platformë kombëtare për transparencën. Qeveria ka hedhur për konsultim projektligjin që e përcakton këtë nismë si platformën kombëtare për transparencën dhe komunikimin me qytetarët.

Përmes kësaj platforme, qytetarët dhe subjektet private do të mund të aksesojnë informacionin dhe dokumentacionin publik të institucioneve, të ndjekin ecurinë e projekteve publike, si dhe të gjurmojnë kërkesat dhe ankesat e tyre, sipas afateve të përcaktuara nga legjislacioni.

“Pasqyra Albania” do të ndërveprojë me sistemet qeveritare, si dhe me sistemet e tjera elektronike të institucioneve publike.

Sipas projektligjit, të dhënat do të merren drejtpërdrejt nga sistemet ku ato krijohen dhe administrohen, pa krijuar regjistra të rinj apo pa dyfishuar sistemet ekzistuese.

Kjo synon të shmangë ngarkesën administrative për institucionet, duke eliminuar hedhjen e dyfishtë të të dhënave. Ndërkohë, përgjegjësia për trajtimin e kërkesave dhe ankesave të qytetarëve do të vijojë të mbetet pranë institucioneve përkatëse, sipas përcaktimeve ligjore.

Projektligji parashikon krijimin e mundësisë që personat fizikë dhe juridikë privatë të verifikojnë drejtpërdrejt të dhënat parësore në burimet shtetërore, sipas kushteve të përcaktuara në legjislacionin përkatës.

Referuar relacionit të projektligjit, kjo ndërhyrje synon të reduktojë procedurat burokratike, të shkurtojë kohën e shërbimit dhe të ulë kostot për qytetarët dhe bizneset.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.