⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,592 ▲0.94%
DOW 52,110 ▼0.23%
NASDAQ 25,425 ▲1.43%
NAFTA 88.57 ▲2.94%
ARI 4,014 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,330 ▲ +1.01% ETH $2,085 ▲ +2.03% XRP $1.0773 ▲ +2.95% SOL $85.1400 ▲ +2.58%
S&P 500 7,592 ▲0.94 % DOW 52,110 ▼0.23 % NASDAQ 25,425 ▲1.43 % NAFTA 88.57 ▲2.94 % ARI 4,014 ▼0.39 % S&P 500 7,592 ▲0.94 % DOW 52,110 ▼0.23 % NASDAQ 25,425 ▲1.43 % NAFTA 88.57 ▲2.94 % ARI 4,014 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kosova

Konjufca: Jostabiliteti institucional kufizoi qeverisjen dhe vonoi reformat në Kosovë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha në debatin për Raportin e Progresit të BE-së se kritikat e Komisionit Evropian janë të drejta dhe se raporti duhet lexuar si pasqyrë reale e gjendjes, jo si raport dëshpërimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se jostabiliteti institucional në Kosovë e kufizoi qeverisjen dhe i vonoi reformat, siç njofton KosovaPress. Deklarata u bë gjatë debatit parlamentar për Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian për Kosovën.

“Vështirë të presim që Komisioni Evropian të mos e nënvizojë edhe njëherë se nuk ka një Kuvend të konstituuar, që nuk ka qeveri me mandat të plotë. Në Kosovë, nga shkurti e deri në tetor pati një jostabilitet të thellë institucional, i cili kufizoi qeverisjen dhe vonoi reformat. Në raport thuhet qartë se pa institucione funksionale edhe reformat janë të ngadalta”, tha Konjufca.

Sipas tij, Kosova nuk mund t’u shmanget kritikave të raportit, pasi ato janë të drejta dhe të bazuara në realitetin institucional të vendit. “Ky raport nuk duhet të lexohet si raport dëshpërimi, por si raport i cili paraqet gjendjen reale të Kosovës dhe tregon se ku duhet të drejtohemi. Nuk është e vërtetë që ne jemi vetëm një Kosovë e cila nuk ka bërë progres dhe s’ka asnjë hap përpara. Sipas raportit, Kosova ka progres aty ku ka institucione funksionale, edhe ngecje ku mungojnë ato”, deklaroi ai, sipas KosovaPress.

Konjufca e cilësoi si diçka të re dhe pozitive deklaratën e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë për një ndryshim të qëndrimit të Berlinit ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, por theksoi se kjo nuk nënkupton ende ndryshim të politikës së jashtme të Kosovës, e cila mbetet e orientuar drejt anëtarësimit në BE, Këshillin e Evropës dhe NATO.

Ai shtoi se debati për raportin duhet të shërbejë si reflektim për institucionet, e jo si fushë e luftës politike, dhe rikujtoi se Kosovës i është kërkuar të përmbushë reformën zgjedhore, kërkesë e zvarritur për mungesë koordinimi dhe vullneti politik, si dhe të mos lejojë shtetëzimin e gjyqësorit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.