⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 82.91 ▲0.57%
ARI 3,615 ▼1.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $62,218 ▼ -0.75% ETH $1,761 ▼ -0.51% XRP $0.9656 ▲ +0.37% SOL $73.2600 ▲ +0.04%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.91 ▲0.57 % ARI 3,615 ▼1.91 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.91 ▲0.57 % ARI 3,615 ▼1.91 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
20 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

E zyrtarizon FSHF, merret vendimi për Partizanin: Tjetër ndryshim i rëndësishëm për të kuqtë

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Kampionatit Europian U-21 2027, FSHF, do të mbështesë modernizimin e stadiumit të Partizanit “Arena e Demave”, përmes pajisjes së tij me materiale dhe mjete të nevojshme për funksionimin dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi në mbledhjen e radhës financimin e këtij investimi, i cili synon të përmbushë nevojat organizative dhe teknike të aktivitetit europian, duke qenë se kompleksi sportiv dhe stadiumi i Partizanit do të përdoren gjatë EURO U-21 2027.

Kjo mbështetje do të mundësohet përmes fondeve të Solidaritetit të UEFA-s që klubi përfiton, duke kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e këtij kompeticioni madhor në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.