“Kina është një parajsë lodrash”, Musk shfaqet në video me të birin gjatë vizitës në Shenzhen
Elon Musk ka theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, duke e cilësuar veten një “admirues të madh të Kinës” dhe të teknologjisë së saj. Deklaratat u bënë gjatë një takimi në Shenzhen me Ren Hongbin, kryetar i Këshillit Kinez për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare.
Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, drejtuesi i Tesla-s dhe SpaceX-it nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira mes Uashingtonit dhe Pekinit, duke theksuar se të dyja vendet duhet të përparojnë së bashku.
“Sa më shumë bashkëpunim të ketë mes dy vendeve, aq më mirë do të jetë për secilin vend”, deklaroi Musk.
Biznesmeni amerikan ndodhet në Shenzhen si pjesë e delegacionit të biznesit që shoqëron presidentin amerikan Donald Trump në samitin e APEC-ut.
Vëmendje të veçantë ka tërhequr edhe një video 24-sekondëshe e publikuar nga llogaria në rrjetet sociale Yuyuan Tantian, e lidhur me median shtetërore kineze.
Në video, Musk shfaqet së bashku me djalin e tij gjashtëvjeçar, X Æ A-Xii, të cilin e pyet për dashurinë ndaj Kinës. Pasi i vogli shprehet se e do vendin, Musk e cilëson Kinën si një “parajsë lodrash”, duke shpjeguar se aty prodhohet pothuajse gjithçka.
NEW: Elon Musk, who brought his son X along to China, said the boy sees China as a “toy paradise” because his toys are made here. https://t.co/8F1OAIlyJL



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.