⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 82.91 ▲0.57%
ARI 3,615 ▼1.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $62,218 ▼ -0.75% ETH $1,761 ▼ -0.51% XRP $0.9656 ▲ +0.37% SOL $73.2600 ▲ +0.04%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.91 ▲0.57 % ARI 3,615 ▼1.91 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.91 ▲0.57 % ARI 3,615 ▼1.91 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
20 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Dinamo dhe Elbasani në ekuilibër, golat flasin për… kryeqytetasit

Dinamo dhe AF Elbasani kanë ndërtuar një rivalitet interesant në vitet e fundit, me përballje që kanë prodhuar rezultate të ndryshme dhe jo pak gola. Që prej rikthimit të verdhebluve në futbollin shqiptar me emrin AF Elbasani, dy skuadrat janë përballur 10 herë, duke krijuar një histori të re përballjesh mes tyre.

Bilanci i këtyre takimeve është i barabartë sa i përket fitoreve. Dinamo ka regjistruar 4 triumfe, po aq sa Elbasani, ndërsa dy ndeshje janë mbyllur në barazim. Megjithatë, në aspektin ofensiv, blutë kanë një epërsi të dukshme, pasi kanë realizuar 18 gola, kundrejt 12 të shënuar nga skuadra elbasanase. Fitorja më e thellë e Dinamos në këtë periudhë mbetet ajo 5-0 në transfertë, e arritur më 4 nëntor 2024.

Një tjetër rezultat i rëndësishëm ishte triumfi 4-1 në shtëpi, më 4 prill 2026. Ndërkohë, në janar të po atij viti, kryeqytetasit pësuan një humbje 2-0 në transfertë, ndërsa në maj AF Elbasani fitoi me shifrat 3-0. Përballja e fundit mes dy skuadrave u zhvillua më 6 shtator 2026 dhe përfundoi me fitoren 2-1 të Dinamos. Një rezultat që konfirmoi se blutë dinë të reagojnë në këtë rivalitet, pas dy humbjeve radhazi të pësuara ndaj verdhebluve gjatë vitit 2026.

Sa u përket barazimeve, dy ekipet kanë ndarë pikët në dy raste, të dyja me rezultatin 1-1, përkatësisht në nëntor 2025 dhe mars 2025. Kështu, historia e 10 përballjeve të fundit mes Dinamos dhe AF Elbasanit flet për një rivalitet të ekuilibruar, ku asnjëra prej skuadrave nuk ka arritur të krijojë një epërsi në numrin e fitoreve. Megjithatë, blutë mund të krenohen me numrin më të madh të golave të realizuar, një statistikë që u jep atyre avantazhin në bilancin e përgjithshëm të kësaj periudhe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.