⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 82.48 ▲0.05%
ARI 3,571 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $61,639 ▼ -3.52% ETH $1,740 ▼ -3.81% XRP $0.9457 ▼ -4.58% SOL $71.1000 ▼ -5%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.48 ▲0.05 % ARI 3,571 ▼3.1 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.48 ▲0.05 % ARI 3,571 ▼3.1 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Kombetarja

E zyrtarizon UEFA, Shqipërisë i ndalohet udhëtimi në Serbi! Detaje të reja zbulohen për Europianin e 21-vjeçarëve

Shqipëria U-21 nuk do të luajë asnjë ndeshje në Serbi, ndërsa serbët do të vijnë në Tiranë vetëm nëse janë finalistë. Finalja e madhe luhet në “Air Albania” më 3 korrik.

Shqipëria do të organizojë Europianin e 21-vjeçarëve bashkë me Serbinë. UEFA ka zyrtarizuar detaje të reja për të cilat do të raportojë “Panorama Sport” më poshtë.

Shqipëria e Alban Bushit nuk do të luajë asnjë ndeshje në Serbi. Në anën tjetër, serbët do të vijnë në Tiranë vetëm nëse do të jenë finalistë.

AXHENDA E KOMBËTARES U-21

Finalja e madhe do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 3 korrik. Vetëm në çerekfinale nuk do të ketë ndeshje në stadiumin tonë kombëtar, i cili do të shërbejë për Shqipërinë U-21 në dy ndeshjet e para në grup. Bëhet fjalë për datat 16 qershor kur nis kompeticioni, si edhe 19 qershor.

Shqipëria do e luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup, pikërisht në stadiumin “Elbasan Arena”. Një sfidë kjo e rezervuar më 22 qershor.

Krahas stadiumit “Air Albania” do të presin ndeshje edhe “Arena e Demave”, “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”. Stadiumi i Partizanit do të shërbejë vetëm për tre ndeshje në grupe, ndërsa është edhe më i vogli në këtë kompeticion. “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”, përveç tri ndeshjeve në grup, do të shërbejnë edhe për nga një ndeshje çerekfinale.

BILETAT

Për ndeshjet e grupeve është vendosur çmimi 14 euro në kategorinë e parë dhe 10 euro në kategorinë e dytë. Në sfidat çerekfinale dhe gjysmëfinale do të jetë çmimi 18 euro për kategorinë e parë dhe 14 euro për kategorinë e dytë. Sa i përket finales në “Air Albania”, bileta 24 euro është për kategorinë e parë dhe 18 euro për të dytën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.