Maran i ktheu besimin te Kombëtarja, drejtori në Seria A i dërgon mesazh Ismajlit për dhomat e zhveshjes
Xhanluka Petraki është drejtori sportiv i Torinos që së fundmi ka folur për Ardian Ismajlin. Intervista për “Sky Sport” u dha para sfidës Napoli-Torino.
Ismajli është lideri i Torinos në prapavijë. Drejtori sportiv e përfshiu bashkë me Madragorën dhe Vlasiç, për mesazhin që dha ku i kërkon që të ndihmojnë pjesën tjetër të grupit.
Lider në dhomat e zhveshjes? “Besoj se kemi të tillë. Më vjen ndër mend Mandragora, mungesa e të cilit na është ndier si në aspektin teknik, ashtu edhe për temperamentin e tij, sepse është një lider në mesfushë. Mendoj gjithashtu për Ismajlin dhe Vlasic, i cili është një lider më i rezervuar, por që arrin t’u përcjellë diçka shokëve të skuadrës. Ai na ka mësuar të bëjë gjithmonë diferencën. Sezonin e kaluar na udhëhoqi në një kampionat ku skuadra erdhi duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë. Ata duhet të ndihmojnë një grup të tërë që të rritet dhe të përpiqet të bëjë diçka më shumë, sepse këtë e dëshirojmë të gjithë dhe për këtë po punojmë”.
Kujtojmë se Ismajli ka fituar sërish vendin e tij te Kombëtarja. Silvinjo e zëvendësoi pikërisht me Arlind Ajetin gjatë vitit të kaluar. Gjatë Europianit 2024 mbahet mend që nuk i besoi asnjë minutë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.