⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 81.83 ▼0.74%
ARI 3,580 ▼2.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $61,613 ▼ -3.44% ETH $1,739 ▼ -3.8% XRP $0.9461 ▼ -4.4% SOL $70.9700 ▼ -5.21%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 81.83 ▼0.74 % ARI 3,580 ▼2.85 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 81.83 ▼0.74 % ARI 3,580 ▼2.85 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

“Kastratin duhet ta mbajmë si bebe te Vllaznia”, Laszlo para Partizanit: Nëse ke stadium me 22 mijë vende dhe 1 mijë tifozë…

Çaba Laszlo foli para ndeshjes së Vllaznisë me Partizanin (21 nëntor, 18:30, “Air Albania”). Kastrati duhet ruajtur si bebe pas dëmtimit të dytë të rëndë, ndërsa Hadroj, Gurishta dhe Bardhi luftojnë për një vend në formacion.

Çaba Laszlo foli para ndeshjes së Vllaznisë me Partizanin. Ky takim është rezervuar më 21 nëntor, prej orës 18:30 në stadiumin “Air Albania”.

“Panorama Sport” sjell konferencën e plotë për shtyp më poshtë.

“Vllaznia është një emër i madh. Nuk mendoj se kemi për të fshehur diçka. Ne përgatitemi si për çdo ndeshje. Nuk shohim për emra, por cilësinë që ka ekipi. Superiorja është mjaft konkurruese për një arsye, pasi ekipet janë mjaft afër njëri tjetrit sa i përket kualitetit. Çdo ndeshje duhet dhënë 100%. Nëse humbet fokusin gjatë lojës, mund të humbasësh edhe ndeshjen në fund.

Kemi pasur pushimin e kombëtares. Fatkeqësisht, si ish-trajner kombëtare mund të them, se trajnerët e klubeve mërzitemi pse disa lojtarë largohen për të shkuar te kombëtarja. Nga krahu tjetër, çdo lojtar është i lumtur që i bashkohet kombëtares. Kemi pasur dy lojtarë që iu bashkuan kombëtares. Na kanë munguar në stërvitje, por jemi të lumtur që kanë përfaqësuar shtetin e tyre.

Këto dy javë jemi munduar të fokusohemi te detaje për ndeshjen. Lojtarët që nuk kanë marrë minuta mjaftueshëm, kemi pasur ndeshje miqësore në fundjavë. Për t’u dhënë minuta për të luajtur. Po ashtu edhe lojtarë nga akademia në atë ndeshje. Që të shohim çfarë kemi, por edhe për sezonin e ardhshëm. Po ashtu është rregullorja e federatës që duhet të përdorim lojtarë të rinj. Koha nuk ishte mjaft e favorshme për ne, pra moti. Mund të them se në përgjithësi kemi punuar të fokusuar për ndeshjen ndaj Partizanit. E dimë se do të jetë e vështirë. Jo vetëm se do luajmë jashtë, por na duhen 3 pikë. Do provojmë që të bëjmë më të mirën në lojë. Gjithmonë e përgatis ekipin për të fituar. Çfarë ndodh në 90 minuta, akoma nuk e di. Sipas meje, ekipi ka një shpirt gare mjaft të fortë dhe janë të përgatitur për këtë ndeshje.

“Air Albania”? Deri tani çdo ndeshje që kemi luajtur jashtë, cilësia e fushës ishte në rregull. Stadiumi më pak. Por nuk e kam për këto detaje. Jam duke parë se si ekipi përgatitet. Të luash në një stadium të madh është gjithmonë shumë mirë. Nëse stadiumi është i mbushur me tifozë. Nëse ke 22 mijë vende dhe vetëm 1 mijë vetë, nuk është stadiumi që bën diferencën. Është për lojtarët që të kenë tifozë dhe atmosferë. Në përgjithësi jam i lumtur që do luaj në stadiumin e ri kombëtar. Është një eksperiencë e re për ne, por ne kemi gjithashtu një stadium mjaft të madh. E dimë që po përgatitemi që të ndërrohet edhe bari. Nuk mendoj se lojtarët e mi do të surprizohet nga stadiumi. Por është gjithmonë mirë që të kesh fushë të mirë.

Po a mendon se Hadroj është gati? Në këtë pozicion, ne kemi 3 lojtarë mjaft mirë. Gurishta, Bardhi dhe Hadroj. Në këtë pozicion nuk e vras mendjen. Mendoj që të krijoj një ekip, që lojtarët më të mirë të jenë në fushë. Dhe nëse është e mundur që të luajnë të tre në formacion. Nuk është kompeticion. Kjo është për çdo klub dhe trajner, që ka qejf të përdorë lojtarët më të mirë në fushë. Unë them gjithmonë që jo formacioni startues fiton ndeshjen. Diferenca bëhet nga rezervat, kush futet në lojë dhe ndryshon ndeshjen. Nëse fus dikë me më pak kualitet, nuk kam bërë asgjë. Ndryshimet janë për të sjellë më tepër energji, sa më tepër kualitet. Prandaj jam i lumtur për këto tre lojtarë në ekip. Secili prej tyre ka personalitet dhe cilësi mjaft të mira që të munden të rrisin ekipin, për t’u ngjitur sa më lart.

Kastrati? Personalisht më vjen shumë keq që një lojtar 27 vjeç, të ketë një nga dëmtimet më të këqija në sport për herë të dytë. Ne duhet ta ndihmojmë atë psikologjikisht, pasi fizikisht po rritet. Duhet ta mbajmë si një bebe. Është e rëndësishme që t’i shpjegojmë se çfarë është e mirë dhe çfarë jo. Lojtari kërkon që të jetë direkt në fushë, por ne duhet ta ruajmë. Shpresoj që hap pas hapi të rikthehet dhe të jetë i rëndësishëm për këtë klub. Mendoj se nëse ke Hadrojn, Kastratin, Gurishtën, dhe të gjithë që mund të krijojnë një ekip mjaft të mirë. Klubi mund të jetë i lumtur që ka këto lojtarë përreth. Koha nuk po punon gjithmonë në krahun tonë. Kastrati do të jetë në fushë, dhe kur të jetë në fushë do të rrisë kualitetin e këtij ekipi. Shpresoj që hap pas hapi të ngjitet, për këtë duhet të kujdesemi sa më shumë për të.

Përshtypjet nga Hungaria? Kush më pëlqen, ndjek po ashtu futbollin shqiptar. Jam shumë i impresionuar për njerëzit e Shkodrës. Shumë më pyesin se si është jetesa dhe njerëzit. Kam një ndjesi pozitive. I surprizuar se sa miqësor, sa të sjellshëm dhe sa shumë e duan futbollin. Ky qytet meriton që të ketë një ekip të madh futbolli. Nga një krah njerëzit që kanë zemër të madhe, kanë qejf të diskutojnë shumë. Mund të ulesh në kafe dhe janë njerëz mjaft të dashur. Çdo ditë ha byrek. Shkoj në market. Një grua e vjetër, flasim. Çdo gjuhë. Fantastike. Kjo është eksperienca më e mirë e jetës sime”, u shpreh trajneri i Vllaznisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.