☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 —
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,982 ▲ +0.7% ETH $2,271 ▲ +1.13% XRP $1.2552 ▲ +0.62% SOL $95.4000 ▼ -0.43%
S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Arte

EBU mbështet reformën në RTSH, kërkon stabilitet institucional dhe digjitalizimin e arkivit

Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU) ka shprehur mbështetje për procesin e reformës dhe transformimit institucional të Radio Televizionit Shqiptar, duke vënë theksin te stabiliteti institucional, financimi i qëndrueshëm dhe përshtatja e strukturës së transmetuesit publik me zhvillimet e reja në media.

Në një seancë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Radka Betcheva, drejtuese e EBU-së për Marrëdhëniet me Anëtarët për Evropën Qendrore dhe Lindore, vlerësoi rëndësinë e një institucioni të qëndrueshëm dhe të financuar në mënyrë të përshtatshme. Ajo theksoi se modeli aktual i organizimit të RTSH-së, me drejtues të veçantë për televizionin dhe radion, paraqet sfida për riorganizimin dhe përshtatjen me ndryshimet e shpejta në sektorin mediatik.

Sipas Betchevës, financimi përmes taksës së televizionit mbetet një mekanizëm i rëndësishëm për transmetuesin publik, pasi krijon një lidhje të drejtpërdrejtë mes publikut dhe institucionit. Ajo nënvizoi se çdo ndryshim i financimit duhet të lidhet me nevojat reale të RTSH-së dhe shërbimet që ai duhet të ofrojë.

“Ne kemi nevojë për një ristrukturim më të shpejtë por kjo vjen me një faturë më të lartë financiare dhe pavarësisht mbështetjes që i kemi dhënë këtu në komision, të dy kahët e politikës, si zonja Luarasi ashtu edhe unë, nga pikëpamja e rritjes së buxhetit, ka një konflikt interesesi, sepse buxhetin qeveria e miraton. Të paktën, në dy herët e fundit nuk ka pasur hapësirë për të gjitha kërkesat që RTSH ka sjellë”, u shpreh kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku.

Gjatë diskutimit, përfaqësuesja e EBU-së kërkoi gjithashtu mbështetje institucionale për digjitalizimin e arkivit të RTSH-së. Ajo paralajmëroi se një pjesë e materialeve arkivore po dëmtohen me kalimin e viteve dhe se humbja e tyre do të përbënte një dëm përtej vetë transmetuesit publik.

Betcheva e cilësoi arkivin e RTSH-së si pjesë të trashëgimisë kombëtare, pasi materialet e ruajtura dokumentojnë zhvillime të rëndësishme të historisë, kulturës dhe identitetit shqiptar.

“Bëni një akt për të mbështetur digjitalizimin e arkivit”, ishte apeli i saj drejtuar institucioneve shqiptare, duke sjellë si shembull përvojën e Çekisë në ruajtjen dhe digjitalizimin e arkivave audiovizive.

Përfaqësuesja e EBU-së shprehu gjithashtu mbështetje për procesin e transformimit të RTSH-së dhe për drejtuesen e institucionit, Eni Vasili, duke e lidhur zhvillimin e transmetuesit publik me nevojën për stabilitet, financim të qëndrueshëm dhe modernizim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.