73 vjet nga vënia në skenë e operës “Rusalka” në Tiranë
73 vjet më parë, në nëntor të vitit 1953, u vu në skenë opera “Rusalka”.
Kjo ishte opera e parë e vënë në skenë nga Filarmonia Shqiptare, shfaqje me të cilën mori udhë krijimi i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit e Ansamblit Popullor.
Në fondin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare gjenden disa foto nga premiera e nëntorit të vitit 1973. “Rusalka”, me subjekt sipas dramës së Alexander Sergeyevich Pushkin dhe me muzikë të Alexander Dargomyzhsky, është një vepër që përfaqësonte në atë kohë, artin realist rus.
Në imazhet e ruajtura në arkivin e ATSH-së, shfaqen disa nga mjeshtrat e vokalit operistik shqiptar. Në opera interpretuan: Jorgjia Truja, Hysen Pelinku, Zihni Berati, Gjyzepina Kosturi, Marie Kraja, Haxhi Tafaj, Takuina Truja, Zeqir Agolli nën dirigjimin e mjeshtrit Mustafa Krantja, me baletmaestër Panajot Kanaçin.
Për vënien në skenë të operës ndihmuan artistët sovjetikë, regjisori Ilia Azhotkin, pedagogu Kostandin Rushev dhe baletmaestrja Tatjana Rusheva. Skenografia u realizua nga i mirënjohuri Hysen Devolli. 150 artistë të Filarmonisë Shqiptare u angazhuan për realizimin e premierës dhe balerinët pjesëmarrës në shfaqje, për herë të parë filluan të kërcejnë në puante.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.