Bota

Edhe Gjermania njeh Guaido si president të përkohshëm të Venezuelës

Gjermania ka njohur Juan Guaido si president të përkohshëm të Venezuelës.

‘’Guaido është personi i duhur për ne dhe aleatët tanë. Presim që të fillojë një proces zgjedhor sa më shpejt që të jetë e mundur. E mbështesim plotësisht”, u tha kancelarja gjermane, Angela Merkel gazetarëve në Japoni.

Bashkimi Europian i kishte dhënë udhëheqësit venezuelas, Nikolas Maduro tetë ditë kohë për të filluar organizimin e zgjedhjeve të reja.

Afati përfundoi të dielën dhe anëtarët e BE filluan zyrtarisht ta njohiun Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës.

Këtë vendim e ka përkrahur deri tani edhe Franca, Spanja, Britania e Madhe, Suedia dhe Austria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button