🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 21 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 99.09 ▲0.84%
ARI 4,542 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,470 ▲ +0.93% ETH $2,127 ▲ +0.91% XRP $1.3664 ▲ +0.6% SOL $86.0300 ▲ +2.19%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.09 ▲0.84 % ARI 4,542 ▲0.14 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.09 ▲0.84 % ARI 4,542 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
21 May 2026
Breaking
Politika

Darka e liderëve/ Rama me krerët kosovarë në shtëpinë e Thaçit

Kryeministri Edi Rama ka kaluar një darkë me liderët e shtetit të Kosovës, duke nisur nga Presidenti Hashim Thaçi e më tej, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.

Ka qenë vetë Rama që ka publikuar një foto të takimit në shtëpinë e Presidentit Thaçi në profilin e tij në Instagram ku shkruan “Insta of the day”. E me sa duket darka ka zgjatur pasi fotoja është publikuar pas mesnate.

Nga ky takim nuk janë bërë ende publike temat që janë diskutuar por mendohet se qëndrimi për kufijtë apo dhe tarifa e vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnjen kanë qenë në fokus. Ndërkohë që SHBA dhe BE janë shprehur kundër tarifës, ky takim i kreut të qeverisë shqiptare dhe liderëve kosovarë duket se i shërben unifikimit të qendrimit nga dy vendet me shqiptarë.

Foton e takimit mes politikanëve e ka shpërndarë në “Instagram” edhe djali i Hashim Thaçi, Endriti. Mediat kosovare raportojnë se takimi mund të jetë bërë në shtëpinë e presidentit të Kosovës dhe këtë e bazojnë tek ambientet e shtëpisë.

Ky takim vjen në kohën kur raportet mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj, janë në shkallën më të lartë të acarimit si pasojë e tarifës së vënë ndaj mallrave të Serbisë, por edhe kundërshtimit nga kryeministri të idesë së presidentit Thaçi për ndryshim të kufijve të Kosovës. Po ashtu, darka ka ndodhur një natë pas miratimit të buxhetit të Kosovës për vitin 2019 dhe votimit të Projektligjit për Dialogun.

Ndërkohë sot ka qarkulluar edhe një dokument i prezantuar nga kryeparlamentari Veseli, në të cilin parashikohet pezullimi i taksës për 120 ditë dhe gjatë kësaj kohe Serbia duhet të plotësojë 10 kushte.

Nuk dihet nëse Thaçi dhe Rama ia kanë dalë ta bindin kryeminsitrin Haradinaj ta heqë ose pezullojë taksën ndaj mallrave të Serbisë, kur dihet se ky i fundit është kategorik që ajo të mbetet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia. Gjithsesi ky takim i burrave të shtetit të Kosovës me kryeministrin Edi Rama do të komentohet gjatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.