☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

Edhe sot Rrustem Mustafa, dëshmon në gjykimin ndaj Thaçit e të tjerëve

Dje në Gjykatën Speciale ka nisur dëshminë Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, në rastin  ‘Thaçi dhe të tjerët’.

Prokuroria dje filloi intervistimin me pyetjet për të dhënat personale të Mustafës ku, ndër të tjera, ai ka pohuar se është i njohur si “Remi” dhe se ka qenë ushtar i UÇK-së dhe komandant i Zonës Operative të Llapit.

Mustafa ka konfirmuar se ka dhënë deklarata për procesin gjyqësor kundrejt tij gjatë kohës së UNMIK-ut dhe EULEX-it, si dhe deklaratat e dhëna para tre vjetësh në Gjykatën Speciale.

Ish-komandanti i ZO të Llapit ka deklaruar se personat me të cilët ka bashkëpunuar ishin  të caktuar prej tij, ndonëse emërimet i ka bërë Shtabi i Përgjithshëm.

Ndryshe, Rrustem Mustafa, ish-komandant i ZO të Llapit, pritet të intervistohet për rreth 36 orë, prej tyre 12 orë nga prokuroria, 23 nga mbrojtja e të akuzuarve dhe një orë nga avokati i viktimave.

Seanca gjyqësore vazhdoi dhe u përmbyll me pyetjet rreth organizimit të UÇK-së në ZO të Llapit, ku dëshmitari Rrustem Mustafa ishte komandant, derisa dëshminë e tij ai do ta vazhdojë sot në mëngjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.