☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,036 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,996 ▼ -1.42% ETH $2,317 ▼ -2% XRP $1.2910 ▼ -2.97% SOL $100.0100 ▼ -2.31%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,036 ▼0.38 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,036 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Veliaj: Do të jem 10 ditë në izolim, pa ujë dhe pa kontakt me familjen

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një letre ka bërë të ditur se po mbahet në kushte të rënda izolimi në burgun e Fierit, ku u transferua të mërkurën nga paraburgimi i Durrësit, pas rreth 20 muajsh në izolim. Arsyeja zyrtare e transferimit nuk është bërë ende e ditur.

Përmes një letre nga burgu i Fierit, Veliaj ka renditur disa kufizime që, sipas tij, po përjeton gjatë qëndrimit në izolim. Ai shkruan se është izoluar për 10 ditë, pa ujë, pa dritare dhe pa kujdes mjekësor. Gjithashtu, thotë se i është pamundësuar kontakti telefonik me familjarët dhe avokatin, ndërsa qelia ndodhet në të njëjtin korridor me tre persona të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Edhe avokati i tij, Plarent Ndreca, ka ngritur shqetësime për kushtet e qelisë, duke deklaruar se ajo nuk plotëson standardet minimale për një person të paraburgosur.

Sipas Ndrecës, qelia nuk ka dritare, ndriçim natyral apo ajrim të mjaftueshëm.

Avokati bëri të ditur se do të presë një përgjigje nga institucionet përgjegjëse, ndërsa, në mungesë të saj ose nëse vendimi vlerësohet i paarsyetuar dhe i padrejtë, mbrojtja mund t’i drejtohet gjykatës.

Shqetësimi kryesor i Veliajt, sipas avokatit, lidhet me pamundësinë për të komunikuar me familjen dhe fëmijët. Ndreca tha se kryebashkiaku nuk kishte mundur të kontaktonte asnjë anëtar të familjes, përfshirë edhe avokatin e tij.

I pyetur nëse Veliaj do të vijojë të ushtrojë funksionet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ndreca deklaroi se ai ka detyrim kushtetues t’i ushtrojë ato deri në përfundim të mandatit.

Deri më tani, nuk është bërë e ditur një përgjigje zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lidhur me arsyet e transferimit dhe pretendimet për kushtet e izolimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.